2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dioçeza e Rashkës dhe Prizrenit për objektin në kampusin e UP-së: I takon Kishës Ortodokse Serbe, s’kërkojmë leje për të kryer rite fetare

Rekomandime

Dioçeza e Rashkës dhe Prizrenit përmes një komunikate në uebfaqen e saj pretendon se objekti i papërfunduar në kampusin e Universitetit të Prishtinës i takon Kishës Ortodokse Serbe e jo UP-së. Sipas kësaj komunikate, Kisha Ortodokse Serbe nuk është e obliguar që të kërkojë leje për të kryer rite fetare në tempujt e saj.

Peshkopi Teodosije i kësaj dioçeze mbajti liturgji në objektin e papërfunduar në kampusin e UP-së e për këtë rit fetar askush nga institucionet shtetërore s’ka qenë në dijeni.

- Advertisement -

Sot në hyrjen e këtij objekti është parë mbishkrimi “Jezusi urren serbët”, për të cilin edhe ka reaguar Dioçeza e i cili më pas është fshirë nga aktivistë të PSD-së për t’u zëvendësuar me mbishkrimin “Simboli i shovinizmit bëhet faltore; e bekoi Albin Kurti”.

Kjo Dioçezë pretendon se objekti “Kisha e Krishtit Shpëtimtar” është në pronësi të Kishës Ortodokse Serbe, e regjistruar edhe në kadastër.

Kisha e Krishtit Shpëtimtar është regjistruar në kadastër, ajo është e vendosur në tokë që, sipas të dhënave kadastrale, mbahet në Kishën Ortodokse Serbe (siç dëshmohet nga fragmente të vlefshme kadastrale), dhe jo nga Universiteti i Prishtinës, i cili është përpjekur me këmbëngulje për ta hequr këtë tempull për vite me radhë dhe pa ndonjë bazë ligjore.

- Advertisement -

Tutje, në reagim thuhet se Kisha Ortodokse Serbe, sipas Ligjit, nuk obligohet që të kërkojë leje për të zhvilluar rite fetare.

Nuk ka asnjë akt ligjërisht të vlefshëm që mohon të drejtat pronësore të Kishës Ortodokse Serbe mbi këtë kishë, as nuk e konsideron këtë objekt të paligjshëm dhe për këtë arsye Kisha nuk është e detyruar me ligj të kërkojë ndonjë leje për të kryer rite fetare në pronën e saj.

- Advertisement -

Shërbimi fetar në tempuj të papërfunduar është mjaft i zakonshëm në praktikën e Kishës sonë, sepse tempulli mbi themelet e shenjtëruara përfaqëson një vend të shenjtë”, thuhet tutje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit