4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Diplomatët amerikanë: Serbia po luan me zjarrin, po mendon se është më e mençur sesa SHBA, BE e Rusia

Rekomandime

Beogradi duhet të vendos nëse do të pranoj standardet e transparencës dhe sundimin e ligjit të BE’së apo të i afrohet modelit jodemokratik të Rusisë së Vladimir Putin ka thënë ish diplomati amerikan Thomas Countryman. Diplomatja amerikane, Jennyfer Brush që ka shërbyer në Beograd ishte edhe më e ashpër kur tha se miti romantik për Rusinë po shfrytëzohet për të zgjatur agoninë me çështjen kosovare.

- Advertisement -

“Serbia nuk mund të pres që të shfrytëzoj privilegje dhe përgjegjësi të nivelit të anëtarësisë së BE’së, kur niveli i zbatimit të ligjeve dhe transparenca janë në nivelin e Rusisë e Kinës” paralajmëroi ish diplomati i lartë në Departamentin e Shtetit Amerikan , Thomas Countryman për Zërin e Amerikës.

Jennifer Brush, ish diplomate amerikane në Beograd ishte edhe më e ashpër ndaj lojës së pushtetit të Vucic kur deklaroi se duket se krerët serbë e kanë në ADN’në e tyre të se mund të ulen në shumë karrige.
“Por Serbi po luan me zjarrin, nëse mendon se është me e mençur sesa Moska, Brukseli e Uashingtoni bashkë. Serbia nuk është Jugosllavia, e Vucic nuk është Mareshali Tito” tha Brush.

Brush shtoi se qytetarët e Serbisë shumë gjatë kanë pritur për një të ardhme më të mirë dhe se – loja me karrige, siç e quajti, nuk do tua sjellë këtë.

- Advertisement -

“Miti rus është rritur e tani shfrytëzohet për vazhdimin e agonisë kosovare. Në një vizion romantik të luftës serbo-turke, vetëm në betejën e 1810’s në Varvarin, forcat ruse luftuan krah atyre serbe realisht” tha Brush.

Në fund të bisedës me Zërin e Amerikës Jennifer Brush apeloi tek miqtë serbë.

- Advertisement -

“Ardhmëria juaj është në BE’në demokratike, e cila angazhohet për idenë e përmirësimit të jetesës së të gjithë serbëve, e jo vetëm të ashtuquajturës elitë që fiton para nga oligarkët rus. Bashkëpunimi me BE’në është i vështirë dhe kërkon reforma, por fati i Serbisë është Europa, jo Azia Qendrore” tha Brush.
Serbia ka shtuar bashkëpunimin me Rusinë gjatë vitit 2019, që nga blerja e armatimit e deri tek anëtarësimi në Unionin Ekonomik të Euro-Azisë në nëntor të këtij viti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit