8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Thaçi-Ramës: Unë jam gati, cakto ditën, orën dhe le ta heqim kufirin mes shqiptarëve

Rekomandime

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka mbajtur konferencën e tij të fundit për këtë vit.

- Advertisement -

Presidenti Thaçi, ndër te tjera gjatë konferencës ka folur edhe për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, dhe heqjen e të gjitha barrierave mes kombit shqiptar, shkruan Reporteri.net.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që viti 2020 të fillojë me ëndrrën të gjithë shqiptarëve, atë të heqjes së kufirit dhe doganës mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Konfirmoj në emër të institucioneve të Kosovës, Kosova qysh sot, jo nesër, qysh sot është e gatshme të marr vendim për heqjen e kufirit dhe doganës dhe çdo barriere tjetër me Shqipërinë, qysh sot, çdo barrierë që kemi mes shteteve të Kosovës hiç nuk ka nevojë me shty nesër. Do të ishte mrekulli sikur viti 2020 të fillojë me vendimin për heqjen e kufirit dhe doganës mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë. E ftoj mikun tim, Edi Ramën, që të caktoj datën e heqjes së kufirit mes Kosovës e Shqipërisë pa pritur opinionin e cilitdo shtet, sepse ne jemi shtete sovrane dhe si të tillë duhet të marrim vendime. Që nga shpallja e pavarësisë më 1912 të marrim edhe vendimin për heqjen e kufirit ngase ka qenë ëndrra e të gjithë atyre që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës dhe Shqipërisë. Pres përgjigje pozitive nga Edi Rama. Unë jam gati”, është shprehur ndër të tjera Thaçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit