-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Diplomati amerikan i telefonon Dodikut: Do të përballesh me pasoja

Rekomandime

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet e ka paralajmëruar për pasoja anëtarin serb të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik.

Ai tha se e ka pasur një bisedë në telefon me Dodikun, të cilit i ka thënë se vendimet e fundit të Republika Srpskas janë të papranueshme dhe se ai mund të ketë pasoja.

- Advertisement -

“Sot në një telefonatë me Milorad Dodik theksova se hapat e koalicionit qeverisës të RS për t’i minuar institucionet e BeH janë të papranueshme. Korrupsioni dhe veprimet kundër Dejtonit do të kenë pasoja. Duhet të ketë një kthim në dialog brenda institucioneve të BeH”, ka shkruar Chollet dje në Twitter.

Asambleja Popullore e Republika Sërpskas (RS) së fundmi ka miratuar një sërë hapash që fuqizojnë një nismë për t’i transferuar disa kompetenca nga institucionet shtetërore, pavarësisht paralajmërimeve nga Perëndimi.

- Advertisement -

Vendimi i Asamblesë së Republika Sërpskas për të nisur përgatitjet për një projektligj për institucione paralele në RS është hap shtesë drejt përshkallëzimit, u tha në një deklaratë të përbashkët të ambasadës së Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Italisë, delegacionit të Bashkimit Evropian dhe zyrës së përfaqësuesit të posaçëm të BE-së në Bosnjë e Hercegovinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit