21.5 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Diplomati amerikan, Malit te Zi: Amerika po ju vezhgon, bëni mirë të mbeteni pro perëndimor

Rekomandime

Ish diplomati amerikan Kurt Volker pikërisht derisa kryeministri malazez Zdravko Krivokapic po qëndron në Bruksel e ishte në takim me kreun e NATO’s, Jens Stoltenberg, se duhet të kenë kujdes se në Serbi, Rusi e madje edhe në vend, ka njerëz që duan të prishin marrëdhënien e Malit të Zi me Perëndimin. Volker tërhoqi vërejtjen për emërimet në sektorin e sigurisë dhe inteligjencës, aty ku udhëheq zëvendës kryeministri malazez Dritan Abazovic.

Ai porositi se qeverisë së r malazeze duhet t’i jepet rasti të dëshmoj se do të mbajnë vendin në kursin e deritanishëm pro perëndimor që të tjerë duan të ndryshojnë.
“Ka njerëz që duna të prishin marrëdhënien e Malit të Zi me Perëndimin.

- Advertisement -

Njerëzit në Moskë, Kremlin, në Serbi, e madje edhe disa të caktuar në Mal të Zi. Për këtë është me rëndësi të jemi të vëmendshëm dhe të sigurohemi që do të mbahet orientimi perëndimor që është aq i suksesshëm për Malin e zi që nga pavarësia, si dhe para saj. Për këtë mendoj që do të duhej të besojmë ato që qeveria thotë, e pastaj do të shohim se çfarë ndodhë në praktikë dhe se çfarë do të veprohet me kalimin e kohës.”

Volker shtoi se ishte pozitive vizita e kryeministrit të ri të Malit të Zi Zdravko Krivokapic në Bruksel.

NATO dhe Shtetet e Bashkuara me kujdes do të vëzhgojnë emërimet në sektorin e sigurisë dhe të inteligjencës ushtarake në Mal të Zi, dhe shtoi një paralajmërim të rreptë diplomati amerikan Volker.

- Advertisement -

“Ne shqetësohemi që të dhënat konfidenciale të mbrohen dhe nëse ndonjëherë ka një ndjenjë që ka një rrezik të caktuar, NATO do të reagonte me mjaft shpejtësi. Dhe këto janë gjëra që njerëz do t’i vëzhgojnë.”

Volker shtoi se shoqëria në Mal të Zi është mjaft properëndimore, por ka elemente në vet atë shtet që duhet vëzhguar me kujdes. Ai shtoi se në administrata e re amerikane ka në departamentin e shtetit ka njerëz me përvojë që e njohin shumë mirë Ballkanin dhe problemet atje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit