1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Diplomati britanik: Pse aksioni i sotëm në veri nuk u realizua kur të dyshuarit ishin në gjumë dhe s’kishte njerëz në rrugë

Rekomandime

Autori dhe diplomati britanik Ian Bancroft përmes një shkrimi në llogairnë e tij në wëitter, ka pyetur pse aksioni i sotëm në veri nuk ndodhi herët në mëngjes.

Bancroft tha se aksioni do duhej të ndodhte herët në agim për shkak se të dyshuarit në atë kohë do të ishin duke fjetur, ndërsa rrugët nuk do të ishin të mbushura me protestues.

- Advertisement -

“Shqetësimi im kryesor në lidhje me operacionin e sotëm të Policisë së Kosovës në veri është pse nuk u krye në agim, kur të dyshuarit ishin në shtrat dhe rrugët nuk ishin të mbushura me njerëz që bëjnë jetën e tyre të përditshme. Duket e pamatur dhe pa shpjegime”, shkruan Bancroft.

E drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në një konferencë për media pas aksionit tha se ka dyshime që informacionet rreth kanë rrjedhur.

- Advertisement -

“Dyshohet se lidhur me operacionin ka pasur një lloj rrjedhje të informacionit të mundshëm, diçka që është duke u hetuar “, tha Mehmeti para mediave.

Policia e Kosovës sot zhvilloi një aksion në të gjithë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe veriun e vendit që ta luftojë kontrabandimin e mallrave serbe.

- Advertisement -

Si rrjedhojë, serbët në veri protestuan dhunshëm duke sulmuar gazetarë e policë që ishin duke kryer punën e tyre atje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit