2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Diplomati gjerman: SHBA-ja të jetë fer në qasjen mes Kosovës dhe Serbisë!

Rekomandime

Domosdoshmëria e një koordinimi të afërt midis SHBA-së dhe BE-së sa i përket Kosovës është ritheksuar nga Boris Ruge, zv. kryesues i Konferencës së Munichut dhe diplomat gjerman që ka shërbyer si ambasador në disa vende.Ai në një postim në “Twitter”, të cilit ia ka bashkëngjitur letrën e kongresistit Eliot Engel dhe senatorit Bob Menendez, shkruan për argumentet e rëndësishme të paraqitura prej tyre.

- Advertisement -

Ruge, në këtë postim e përmend edhe domosdoshmërinë për një qasje të balansuar të SHBA-së.“Argumente të rëndësishme të paraqitura nga kongresisti Eliot Engel dhe senatori Menendez rreth domosdoshmërisë për koordinim të ngushtë midis SHBA-së dhe BE-së sa i përket Kosovës dhe domosdoshmërisë që SHBA-ja të jetë e balansuar dhe fer në qasjen e saj me Prishtinën dhe Beogradin”, shkruan ai.

Engeli dhe Menendezi të hënën i kishin bërë thirrje administratës së Trumpit që ta vazhdojë mbështetjen diplomatike për të zgjidhur konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë në mënyrë të drejtë për të dyja vendet dhe në pajtim me ligjin amerikan dhe politikën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit