1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Diplomati serb: Me deklaratën për Donetskun dhe Luanskun, Putini njohu pavarësinë e Kosovës

Rekomandime

Diplomati serb, Sreçko Gjukiq tha sot se presidenti rus Vladimir Putin, duke deklaruar se vetëvendosja dhe pavarësia e Republikave Popullore të Donetskut dhe Luhanskut bazohen në precedentin e Kosovës, në fakt deklaroi se e njeh pavarësinë e Kosovës.

Në një takim të martën me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, presidenti rus Putin tha se të vetëshpallurat republikat e Donetskut dhe Luhanskut u bënë të pavarura në analogji me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për situatën në Kosovë, i cila, siç tha ai, u mbështet nga të gjithë.

- Advertisement -

“Në fakt, Putin deklaroi se ai njeh pavarësinë e Kosovës dhe gjithçka që Kosova me sponsorët e saj kanë bërë për këtë”, ka thënë për “Beta” Gjukiq, ish-ambasador i Serbisë në Bjellorusi dhe anëtar i Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.

Siç tha ai, precedenti njihet si pjesë e së drejtës ndërkombëtare dhe “këtyre fakteve të prezantuara dje, duhet shtuar se pala ruse në vitin 2008 i është referuar precedentit të Kosovës në rastin e shpalljes së pavarësisë dhe njohjes nga Moska të Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë”.

“Me këtë lëvizje, Moska ndoshta ka ndërmarrë një hap vendimtar në njohjen e Kosovës dhe sigurisht në lehtësimin e pozicionit për zgjidhjen e saj ndaj Uashingtonit dhe gjithë Perëndimit”, tha Gjukiq.

- Advertisement -

Ai shtoi se Beogradi, si shumë herë, mbetet në binarin historik të moskuptimit të interesave dhe marrëdhënieve të mëdhenjve, duke ndjekur verbërisht politikën e dy-tri karrigeve, e cila në fund u shndërrua në politikë të “strucit”.

Për dallim nga diplomati serb, publicisti dhe ish-diplomati, Blerim Reka, duke reaguar pas deklarimeve të presidentit rus, se Donetsku e Luhansku janë bërë shtete të pavarura sipas analogjisë së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në rastin e Kosovës, ka thënë se “analogjia” e Putinit synon mbajtjen e Serbisë në orbitën ruse para ‘hapjes së letrave’ në ‘pokerin e madh’ në East River.

- Advertisement -

Ndryshe, presidenti rus Putin në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres,të martën ka thënë se ka lexuar personalisht vendimin e GJND-së për Kosovën dhe se me atë rast GJND-ja ka krijuar precedent dhe bazuar në këtë edhe Republika e Donetskut dhe e Luhanskut mund ta shpallin pavarësinë.

Donetsku e Luhansku janë dy territore separatiste në lindje të Ukrainës, pavarësinë e të cilave e ka njohur Rusia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit