20.6 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Ende pa ardhur vera: Ky është vendi ku temperaturat arrijnë deri 48 gradë Celsius

Rekomandime

India është duke u përballur me një valë të nxehti rekord para se të arrijë kulmi i verës, me temperaturat që mund të arrijnë në 48 gradë Celsius në ditët e ardhshme.

Departamenti i Meteorologjisë raportoi se temperaturat maksimale muajin e kaluar ishin më të lartat në 122 vjet.

- Advertisement -

Banorët në këtë vend po përballen me mungesë të ujit.

Gjithashtu kërkesat në rritje për energji elektrike për të furnizuar kondicionerët, ka shkaktuar ndërprerje të gjata dhe të rregullta të energjisë elektrike.

Ndikuar dhe nga temperaturat e larta në veri të Indisë, zjarret në pyje po shkatërrojnë tokat bujqësore.

- Advertisement -

Personat vulnerabël janë këshilluar të qëndrojnë brenda.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit