-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Diplomimi i shqiptarëve në Zvicër alarmon zvicranët: Po bëhemi të huaj në vendin tonë

Rekomandime

Të paktën 5 nga 20 të diplomuar në “Aldi” në Lucern të Zvicrës janë shqiptarë. E kjo listë nga ngjallur reagime.

- Advertisement -

Reagimi i parë ka ardhur nga deputeti i SVP-së, Andreas Glarner, përmes një postimi në Facebook.

“Emrat e nxënësve në Aldi në Perlen …”, ka shkruar Glarner.

Glarner nuk ka shkruar asgjë më shumë në postimin tij të bërë të hënën. Në ilustrimin e bashkëngjitur shihet një pjesë e shkëputur e listës me emra e mbiemra të huaj.

- Advertisement -

Ata kanë përfunduar praktikën për tregti me pakicë në filialin e Aldit në Perlen të Lucernit.

Por, shefi për çështje të azilit në SVP, duke u përgjigtjur për nau.ch, as që do t`ia dijë se në këtë mënyrë po i denoncon të rinjtë. Ai thotë se dëshiron të tregojë se “ne ngadalë po bëhemi të huaj në vendin tonë”. Ka gjithnjë më pak zviceranë në Zvicër.

- Advertisement -

Ai gjithashtu ka thënë se Glarner thjesht ka dashur “të tregojë për mbipopullimin me të huaj të vendit tonë”.

Ndërkohë, nën postimin e Glarnerit po grumbullohen urimet për të diplomuarit e suksesshëm.Por shumica e komenteve janë në kundërshtim me të.

“Çfarë është ky postim, Andreas Glarner? Këta djem dhe vajza kanë bërë një punë të shkëlqyeshme. Pikë!”.

Dikush tjetër shkruan: “Edhe nëse këta të rinj nuk do të punonin të gjithë, Z. Glarner sërish do të mallkonte”.

Andreas Glarner është i njohur për veprime provokuese, përcjell albinfo.ch.

Një vit më parë, ai pati publikuar në Facebook numrin e telefonit të një mësuese të Cyrihut sepse ajo kishte lejuar të mungonte nga shkolla një djalë mysliman për festën e tij fetare. Deputeti i SVP-së më vonë pati kërkuar falje dhe gjithashtu iu desh të përballej edhe me kritika.

Glarner është një kandidat për kreun e partisë në të cilën bën pjesë. Në zgjedhjet që do të mbahen më 22 gusht, Glarner mund të zë vendin e kryetarit të tanishëm, Albert Rösti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit