9.9 C
Pristina
Tuesday, April 9, 2024

Rehatohet edhe Skender Hyseni: Emërohet Koordinator Shtetëror për Dialog

Rekomandime

Qeveria e Kosovës ka emëruar Skender Hysenin si Koordinator Shtetëror për Dialog. Këta e ka konfirmuar përmes një statusi kryeministri Avdullah Hoti.

- Advertisement -

“Duke u bazuar në platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 1 korrik 2020, me qëllim të organizimit dhe të bashkërendimit institucional dhe ndërkombëtar të këtij procesi, sot kam emëruar z. Skender Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog”, ka shkruar Hoti.

Ai të enjten udhëton në Bruksel, për një takim të paralajmëruar me palën serbe.

Në këtë takim do të duhej të diskutohej për të zhdukurit dhe bashkëpunimin ekonomik – tema këto që kanë nisur në takimin e 16 korrikut midis Hotit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

- Advertisement -

Në Forumin e partive politike, të thirrur nga Hoti të marten, atij i ishin kërkuar sqarime. Bilall Sherifi, përfaqësues i Nismës në këtë takim dhe i vetmi që është deklaruar kishte thënë se si partnerë të koalicionit nuk e dinë se kush do ta drejtojë ekipin e Kosovës në takimin e Brukselit që pritet të mbahet të enjten.

Sipas tij kryeministri duhet të sqarojë se cilat do të jenë kompetencat e koordinatorit shtetëror, pasi mund të ketë rrezik që procesi të kthehet në teknik. Sherifi ka thënë se sa i përket koordinatorit, kreu i Qeverisë duhet të sqarojë fillimisht këtë me koalicionin, opozitën, e të jetë transparent ndaj qytetarëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit