1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Disa deputetë të VV-së pro tërheqjes së 30% të Trustit? Flasin nga ky subjekt politik

Rekomandime

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka deklaruar para pak ditësh se tashmë është proceduar kërkesa për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve të Trustit për qytetarët e Kosovë, kërkesë të cilën, sipas tij, e kanë përkrahur edhe një pjesë e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, më saktësisht sipas Haxhiut, 12 deputetë.

Rreth këtij deklarimi të Haxhiut, lajmi.net ka kontaktuar deputeten nga radhët e VV-së, Fitore Pacolli, e cila nuk ka komentuar deklarimin e Haxhiut dhe ka shtuar se tashmë dihet qëndrimi i deputetëve të VV-së.

- Advertisement -

“Nuk mundem, nuk kam kohë me u prononcu për një gjë të tillë. Ju e dini qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje, kështu që ai është qëndrimi i deputetëve tonë.” tha Pacolli.

Duhet cekur se Lëvizja Vetëvendosje, para pak javësh, nuk e ka përkrahur nismën e PDK-së për ta mundësuar një tjetër tërheqje të parave nga Trusti.

Ndërkaq, para dy viteve një gjë e tillë ishte bërë e mundur, ku qytetarët kanë pasur të drejtën të tërheqin 10% të mjeteve nga Trusti.

- Advertisement -

Kjo ishte realizuar për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike e cila ishte shkaktuar për shkak të pandemisë Covid -19.

Çështja e tërheqjes së mjeteve nga Trusti, është shtruar prapë javëve të fundit, dhe përsëri për shkak të krizës ekonomike.

- Advertisement -

Krizë e cila është shkaktuar nga rritja e çmimeve në të gjithë artikujt, duke përfshirë këtu miellin, bukën, energjinë elektrike, naftën, vajin dhe të gjitha produktet e tjera esenciale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit