1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

‘Disa e kanë kishën, disa xhaminë e disa tyrben, por ne duhet të kthehemi kah Amerika që të falemi”

Rekomandime

Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar 1999, ashtu siç ishte planifikuar në Beograd, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, militare dhe paramilitare serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara.

Sipas dëshmitarëve që kanë mbijetuar krimin, aty rreth orës 6.30 minuta forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të granatojnë fshatin, prej vendeve të quajtura „Pishat“, „Gështenjat“, „Rrasa e Çallakut“ dhe nga „Çesta“ përmbi Reçak. Pas ndërprejes së granatimeve forcat kriminale serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet shtëpi për shtëpi. Në këto momente mjaftë të rënda, fshatarët janë përpjekur të largohen nga fshati apo të gjejn një vendstrehim më të sigurt, por rrethimi i hekurt e ka bërë të pamundur një gjë të tillë. Sot Reçaku numëron 45 të vrarë nga kjo masakër.

- Advertisement -

Masakra e Reçakut cilësohet si pikë kthese për historinë e Kosovës, pasi që pamjet nga atje zgjuan ndërgjegjen ndërkombëtare për krimet që po ndodhnin në Kosovë. William Walker, shef i misionit të OSBE-së, mëngjesin e 16 janarit kishte marrë rrugën për në Reçak, ku kishte parë trupat e masakruar të banorëve të këtij fshati. Walker, pasi kishte drejtuar gishtin nga lugina e masakrës, e kishte përcaktuar krimin me tri fjalë: krim kundër njerëzimit.

????????????????????????????????????

Përmes kësaj masakre bota mori alarmin e fundit se duhej të ndërhyhej në Kosovë. Pas kësaj masakre u mobilizua edhe forca më e madhe ushtarake në botë – NATO, e cila rreth dy muaj më vonë nisi bombardimet kundër forcave serbe në Kosovë e në gjithë atë që quhej Jugosllavi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit