8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kryetari i Deçanit ka një lutje për qytetarët rreth tragjedisë në Gllogjan

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Deçanit ka reaguar sërish për tragjedinë në Gllogjan, ku humbën jetën tre persona dhe u pIagos një.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve, derisa ka lutur të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion rreth këtij KRlMl që të bashkëpunojnë më institucionet për zbardhjen e këtij rasti.

- Advertisement -

“Duke ju shprehur ngushëllime familjeve, lus të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion rreth këtij krimi makabër, të bashkëpunojnë me institucionet relevante!”, ka shkruar Ramosaj.

Ndryshe, rasti i sulmit ndaj autobusit që transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan, ku u humbën jetën tre persona dhe u plagos një, po hetohet nga Policia si “vrasje e rëndë”.

Kështu është cilësuar rasti në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, drejtuar mediave. Në raport thuhet se i dyshuari për këtë rast gjendet në arrati.

- Advertisement -

“VRASJE E RËNDË- Fsh. Gllogjan, Deçan 26.11.2021-18:58. Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur. Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj dhe një femër (nxënës) janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit