3.8 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Disa serbë mblidhen në Klinë – mediumi serb: Policia u kërkon të shpërndahen për 15 minuta

Rekomandime

Një numër i qytetarëve serbë në jug dhe në veri të Ibrit, janë mbledhur sot në mëngjes në ora 08:00 në pikat ku ishte planifikuar të hapeshin si vendvotime për referendumin, i cili u ndalua nga Qeveria e Kosovës, dhe Kuvendi e votoi një rezolutë që e kundërshton këtë organizim.

Disa serbë u tubuan edhe në Klinë. Sipas portalit serb në Kosovë, “Kosovo Online”, Policia e Kosovës ka kërkuar që qytetarët e grumbulluar të shpërndahen brenda 15 minutave.

- Advertisement -

Disa qytetarë serbë u mblodhën edhe në Mitrovicën e Veriut, Shtërpcë, Graçanicë, Pasjan, Anamoravë dhe Gorazhdevc. Ata, siç raporton ky portal, u shprehën të pakënaqur me vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit