3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ditët e ardhshme mot i ftohtë me shi e borë

Rekomandime

Në ditët e ardhshme më ftohtë, vranët, me shi e në vise malore me borë. Edhe në fundjavë kryesisht me vranësira, e temperaturat në rritje të lehtë.

- Advertisement -

Sipas Prishtina Weather ditët e ardhshme, pas një pushimi, sërish rikthehen të reshurat e shiut, ku ditën e enjte do të jenë më të përqendruara në jug dhe lindje të vendit. Reshje të borës do të kenë në zona malore, por me rënie të temperaturës borë mund të bie edhe në vise prej 700-1000m lartësi mbidetare. Do të fryjnë edhe era të ftohta nga verilindja.

Ftohtë e kryesisht vranët do të mbajë edhe ditën e premte dhe në fundjavë, me mundësi për riga lokale shiu, derisa në vise malore me borë. Tek nga dita e hënë vranësirat fillojnë të shpërndahen, e nga mesi i javës së ardhshme pritet të ketë më shumë diell.

Qarkullimi ajror si dhe të reshurat në ditët e ardhshme pritet të shpërndajnë ndotësit ajror, të mbledhur nga dita e djeshme, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

- Advertisement -

14.10 – Më ftohtë, kryesisht vranët, me reshje të dobëta shiu, më të përqendruara në jug dhe lindje të vendit. Në vise malore edhe borë, e me rënie të temperaturës borë mund të ketë edhe në zona prej 700-1000m lartësi mbidetare.

15.10 – Ftohtë e me erë dhe kryesisht vranët, kohëpaskohe me riga lokale shiu, e në vise malore me borë.

- Advertisement -

16.10 – Kryesisht vranët me mundësi edhe për riga lokale shiu.

17.10 – Kryesisht me vranësira. Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

18.10 – Kryesisht me vranësira, që deri në mbrëmje pritet të shpërndahen.

Temperaturat minimale luhaten nga 3C-6C, e maksimale në rritje graduale nga 6C deri në 13C në fundjavë.

Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja e veriu 5-14m/s.

Shtypja atmosferike zbret përreth vlerave normale, e nga mesi i javës me tendencë të rritjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit