8.3 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Një nga të lënduarit nga shpërthimi i bombës në veri është kapiteni i Njësive Speciale, Besart Ahmeti

Rekomandime

Sot gjatë aksionit në Veri të Mitrovicës ka pasur shpërthime të granatave, ku si pasojë 6 policë janë lënduar.

Një nga të lënduarit nga shpërthimi i bombës në veri është kapiteni i Njësive Speciale, Besart Ahmeti.

- Advertisement -

Policët e lënduar kanë marr trajtimin mjekësor menjëherë në Spitalin e Mitrovicës. Lajmin për lëndimin e policëve e ka konfirmuar vet Policia e Kosovës me anë të një komunikate.

“Si pasojë e gjuajtjeve me mjete të ndryshme vdekjeprurëse drejt zyrtarëve policorë, deri më tani janë raportuar se (6) zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, prej tyre (5) zyrtarë të nacionalitetit shqiptar dhe (1) i nacionalitetit serb”, thuhet në njoftim.

Besart Ahmeti kishte udhëhequr Njësinë Speciale edhe në aksionin në Bërnjak pas vendosjes së barrikadave të protestuesve serb që kundërshtonin reciporcitetin e targave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit