10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ditët kritike të Kurtit, Ministri i LDK’së: Vazhdojmë me mocionin

Rekomandime

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, që është edhe zëdhënës i LDK’së ka deklaruar sot para mediave se mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti do të vazhdojë në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Express.

.“Mocioni do të vazhdojë në Kuvendin e Kosovës ky është vendim i kryesisë së LDK-së”, ka deklaruar sot ai.

- Advertisement -

Dita e mërkurë është afati i fundit kur do të duhej të vihej në votim para deputetëve mocioni i iniciuar nga LDK-ja javën e kaluar.

Por, paraprakisht, Kuvendi do t’i drejtohet me një shkresë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për të kërkuar rekomandim nëse ekzistojnë kushtet për mbajtjen e seancës.

Sipas pikës 3 të nenit 100 të Kushtetutës, mocioni i mosbesimit vihet në rend dite në Kuvend, jo më vonë se pesë ditë, e as më herët se dy ditë nga data e parashtrimit të tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit