14.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Djali dhe nipi i dëshmorit bëhen policë, punën e nisin duke u përkulur para varrit të tij

Rekomandime

Pasardhësit e heroit Beqir Rexhepi sot janë bërë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, njëri nga ta Polic Ushtarak i Ushtrisë së Kosovës, e tjetri pjesëtar i Policisë.

- Advertisement -

Beqir e Ridvan Rexhepi kanë diplomuar si pjesë e gjeneratës së 55-të e kadetëve policorë të Policisë së Kosovës.


Ata janë pasardhësit e Rexhep Rexhepit e Beqir Rexhepit, heronjtë që sakrifikuan jetën, që sot Kosova të ketë ushtrinë dhe policinë e Kosovës.

Në këtë ditë të rëndësishme për jetën e tyre ata bënë homazhe tek varri ia atyre që ua mundësuan lirinë dhe realizimin e ëndrrave të tyre.

- Advertisement -


Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se bazuar në situatën aktuale të pandemisë COVID-19 nuk është mbajtur ceremonia e diplomimit.

Diplomimi është bërë në grupe të vogla-klasa,në hapësirat e Akademisë, organizuar nga Drejtoria për Trajnime Themelore-Divizioni i Trajnimeve i Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Policisë së Kosovës sot i janë bashkuar 426 policë të rinj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit