8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Djali i Baton Haxhiut kërkon falje për deklaratën e babait: Ma shumë se kaq smundem me bo

Rekomandime

Djali i Baton Haxhiut, Andi ka kërkuar falje për deklaratën skandaloze të babai të tij, i cili në një ballafaqim televiziv duke diskutuar për të ardhmen e lumit Vjosa, u shpreh “Leonardo DiCaprios i gjeni një vajzë të bukur këtu, ia ofron dhe thu dhuratë e ke, aty pajtohem”.

- Advertisement -

Krejt kjo, pasi moderatorja e emisioni përmendi një deklaratë të aktorit amerikan, Leonardo DiCaprio, i cili apeloi në favor të mbrojtjes së Luginës së Vjosës.

Këtë deklarata të gazetarit, Baton Haxhiu e ka cilësuar gabim edhe djali i tij Andi, i cili ka kërkuar falje në emër të tij duke thënë se “Ska hapësirë për interpretim këtu. Deklaratë e gabume. Pikë. Muj me kërku falje në emër të tij dhe më vjen keq. Më shumë se kaq smundem me bo”, ka komentuar ai në videon e publikuar nga gazetari i Insajderit, Vullnet Krasniqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit