Mirosllav Tudjman, djali i presidentit të parë të Kroacisë, Franjo Tugjman, është shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive në Zagreb, pas komplikimeve që i kanë ardhur si pasojë e infektimit me COVID-19.
Siç raporton “Vecernji list”, Tudjman është vendosur në respirator.
Sipas informatave të fundit, thuhet se gjendja e Tudjman po shkon drejt stabilizimit.
Siç shkruan ky medium, Tugjman ka qenë në oksigjeno terapi, dhe më pas është transferuar në Klinikën Infektive.