20.3 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Zidane shkelmohet keq fytyrës gjatë ndeshjes Real-Celta Vigo, dalin pamjet

Rekomandime

Zinedine Zidane e ka pësuar keq, në takimin ndërmjet Real Madridit e Celta Vigos.

- Advertisement -

Skuadra madrilene që vazhdon të kryesojë në La Liga, u ndal në barazim 2:2 në ‘Santiago Bernabeu’ – kësisoj diferenca me Barcelonën në tabelë është vetëm një pikë, shkruan Insporti

Por, përveç se ekipi i tij dështoi të arkëtojë tri pikët, kjo edhe në aspektin personal ishte një mbrëmje për t’u harruar për trajnerin Zinedine Zidane.

Qendërmbrojtësi i skuadrës së Celta Vigos, Joseph Aidoo, në një moment gjatë pjesës së dytë ndërhyri edhe në teknikun francez, që ndodhej afër vijës së rivënies anësore.

- Advertisement -

Madje, Zidane pësoi goditje në fytyrë, që mund të shihet edhe në pamjet e videos më poshtë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit