1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Djali i Netanjahut i përgjigjet Erdogan: Jeni të ardhur dhe Stambolli nuk është i juaji

Rekomandime

Hair Netanjahu, djali i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu me anë të një statusi të shpërndarë në rrjetet sociale i ka kthyer përgjigje presidentit turk Rexhep Taip Erdogan që e ka quajtur konfIiktin në Gazë një gencid kundër myslimanëve dhe ka thënë se Tel-Aviv-it i duhet dhënë “një mësim që nuk do ta harrojë”.

Netanjahu ka thënë se turqit nuk janë autoktonë në tokën e tyre dhe nuk mund t’i japin leksione askujt për gen0cide pas kr.imeve historike kundër popullsive greke dhe armene, duke shtuar se Stambolli është Konstandinopoja që po okuptohet iIegalisht nga ata.

- Advertisement -

Për të gjithë robotët turq që më ndjekin këtu, po ju jap një leksion të shkurtër historie. Nuk jeni autoktonë në Anadoll, keni ardhur nga Azia Qendrore dhe keni kryer gencid mbi popullsitë vendase greke.

Stambolli është Kostandinopoja që ju keni pushtuar iIegalisht. Ju keni kryer gencid edhe mbi popullsinë armene.

Tashmë po mbani ilegalisht Qipron e Veriut, Sirinë veriore dhe Kurdistanin. Shteti juaj drejtohet nga një diktator, që do të pushtojë dhe uzurpojë botën arabe ashtu si në ditët e Perandorisë Osmane” – ka shkruar Netanjahu në Twitter, duke e shoqëruar mesazhin me një grafik ku duket rënia e numrit të popullsisë të krishterë në Turqi duke e përdorur si provë e gencidit turk përkundrejt popullsive autoktone në Azinë e vogël dhe Stamboll.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit