3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Djali rrahë babain 70 vjeçar, e bën për spital

Rekomandime

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje.

Rasti ka ndodhur në fshatin Prelez të Ferizajt, mbrëmjen e së dielës. I dyshuari 48-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait 70-vjeçar.

- Advertisement -

“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet R.H (M/K) i moshës 48 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj prindit të tij me inicialet H.H ( M/K) i moshës 70 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore . Për këtë i njëjti ka pranuar tretman mjekësorë në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka bërë të ditur policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”, ka njoftuar policia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit