3.6 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Ukraina ‘përvjel mëngët’ e përgatitet për Iuftë merr raketa kundërajrore nga Lituania

Rekomandime

Ukraina ka pranuar të dielën një ngarkesë me sisteme raketore anti-ajrore Stinger dhe municione nga Lituania, tha ministria e mbrojtjes në Kiev.

Sipas mediave të huaja, më herët dy aeroplanë të tjerë dërguan rreth 180 tonë municione nga Shtetet e Bashkuara, tha ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov.

- Advertisement -

Ukraina kishte marrë deri më tani pothuajse 1,500 ton municione të dorëzuara në 17 fluturime, tha ai në Twitter.

Zyrtarët ushtarakë thonë se Ukraina ka forcuar ndjeshëm forcat e saj të armatosura me ndihmën e aleatëve, duke pajisur ushtrinë, në veçanti, me sisteme anti-tanke amerikane dhe britanike dhe drone turke. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët vlerësojnë se Rusia mund të pushtojë Ukrainën në çdo moment.

Por Rusia, e cila ka më shumë se 100,000 trupa të grumbulluara pranë Ukrainës, mohon të ketë ndonjë plan të tillë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit