Aleksandër Vuçiq dje kërcënoi me luftë Kosovën. Në një intervistë për mediat serbe, Vuçiq tha se rajoni i Nagorno Karabakhut është dëshmi se si mund të kthehen përleshjet e armatosura si pasojë e konflikteve të ngrira derisa iu referua çështjes së Kosovës.
Nga deklarata prej një skifteri, Vuçuq sot u bë pulë.
Presidenti serb ka thënë sot se reagimet e politikanëve kosovarë ishin histerike ndaj deklaratës së tij.
“Kam qenë preciz dhe i qartë. Unë vetëm kam thënë se duhet të shmangim politikën e konfliktit të ngrirë dhe se një konflikt i ngrirë në të ardhmen do të mund të sjell përplasje të armatosura, gjë që nuk e dëshiron askush. Serbia është pro asaj që të ruaj politikën që sjellë paqe” ka thënë Vuçiq sot për mediat serbe.