10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Djemtë e kryetarit të Shtimes hapin restorant luksoz, në kohë pandemie!

Rekomandime

Rashit Ismajli, Shkëlqim Ismajli, Meriton Ismajli, djemtë e kryetarit të komunës së Shtimes, Naim Ismajlit, duket se nuk e kanë vërejtur praninë e pandemisë në Kosovë.

Ndonëse vendi është pothuajse tash e 9 muaj duke u ballafaquar me Covid-19, i cili ka ndikuar tejet shumë në gjepin e qytetarëve të Kosovës, vëllezërit Ismajli kanë vendosur të investojnë në hapjen e një restoranti në komunën që drejtohet nga babai i tyre.

- Advertisement -

“99 Lounge&Bar” me pronar Shkëlqim Ismajli pritet të hapet sot në ora 12:00, në Shtime.

Ndryshe, në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës biznesi është i regjistruar në emër të djalit të kryetarit Naim Ismajlit, Shkëlqimit ndërsa tutje figuron se dy djemtë tjerë janë pronar të këtij restoranti.

- Advertisement -

Sipas të dhënave në ARBK djemtë e Ismajlit këtë biznes e kanë regjistruar më 5 tetor 2020.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit