21.2 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

“Do ta kthejmë shqiponjën në fole”, Cili është mesazhi i koduar i Presidentit Meta?

Rekomandime

Në gjithë këto kohë si president i Republikës, Ilir Meta, do të mbahet mend mbase si presidenti me reagimet më të forta që herë herë ka dalë edhe mbi atë që zakonisht nga paraardhësit e tij është quajtur “rol balancues”.

- Advertisement -

Përp lasjet e forta me mazhorancën e kryeministrit Rama, kthimi i vazhdueshëm i disa ligjeve për rishqyrtim në parlament, apo edhe ndryshimi dekretit për datën e zgjedhjeve duhet thënë që e kanë shëndërruar Presidentin në “opozitën” më të fortë të qeverisë Rama.

Gjatë kohës së presidencës së tij, Meta, veç të tjerash e ka shfaqur veten edhe si patriot që do të mbrojë me çdo kusht sovranitetin dhe kushtetutën e vendit. Këtë e ka bërë madje edhe me veprime simbolike gjatë daljes së tij në media apo nga podiumi i tij në presidencë.

Gjatë vizitës së tij në Kongresin e Lushnjës, ku edhe e nderoi këtë kongres me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” ai deklaroi ndër të tjera se: “Do ta kthejmë shqiponjën në fole”.

- Advertisement -

Por si mund të lexohet kjo deklaratë e Presidentit Meta?

Siç edhe e cekëm më sipër, Ilir Meta, në gjithë këto kohë ka bërë një opozitë frontale ndaj qeverisë në shumë veprime që kjo e fundit ka ndërmarrë, që sipas Metës janë antikushtetuese.

- Advertisement -

Rikthimi i Shqiponjës në fole, përtej retorikës politike që ne nuk po rrekemi ta analizojmë, nënkupton për Ilir Metën delegjitmimin e zgjedhjeve vendore të qershorit.

Kjo pasi, edhe Bundestagu Gjerman ka vendosur si një nga 9 kushtet e tij për hapjen e negociatave me Shqipërinë nxjerrjen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese për të vlerësuar nëse zgjedhjet ishin apo jo demokratike.

Dhe nga ky vendim Meta pret një përgjigje pozitive, çka do të ishte edhe një fitore për të dhe për reputacionin e tij. Gjithashtu, “kthimi i shqiponjës në fole” për Ilir Metën mund të nënkuptojë edhe fitoren e tij në betejën ndaj KED-së dhe drejtuesit të këtij insitucioni. Çështje të cilën Meta e ka dërguar për opinion edhe në Komisionin e Venecias.

Po aq edhe kthimi për rishqyrtim i “paketës antishpifje” dhe dërgimi i saj në Venecia nëse përfundon me rënien e këtij projektligji do të jetë padyshim një fitore, që do të rikthejë në fole shqiponjën e Ilir Metës.

E krejt në fund, në gjithë diskurin e tij politik Meta është kujdesur të thotë me delikatesë që e vetmja zgjidhje për krizën në të cilën është futur vendi janë zgjedhjet.

Dhe nëse në vend do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme kjo do të jetë një tjetër fitore e Metës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit