1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

‘Do të duhet vaksinë e re, varianti infekton të vaksinuarit’, Omicron katërfishohet në Afrikën e Jugut

Rekomandime

Varianti i Sars-Cov-2 i quajtur Omicron tashmë është përhapur në 40 vende të botës dhe po shqetëson komunitetin botëror.

I pranishëm në konferencën Reuters Next mbi situatën pandemike, Ugur Sahin, themeluesi i BioNtech, kompanisë gjermane që ka krijuar në bashkëpunim me Pfizer një nga vaksinat më të njohura në treg, ka deklaruar se me shumë mundësi “do të duhet të krijojmë një vaksinë të re ndaj Omicron, sepse ky variant mund të infektojë edhe të vaksinuarit”.

- Advertisement -

Po në të njëjtën konferencë, gjithsesi, përfaqësuesja e OBSH-së Soumya Swaminathan i ka bërë apel opinionit publik të mos kalojë në panik.

Edhe pse e ka cilësuar variantin si shumë të ngjitshëm, duke cituar të dhënat që vijnë nga Afrika e Jugut, ajo ka deklaruar se “ duhet te jemi të përgatitur, por nuk ka vend për panik sepse jemi në situatë të ndryshme nga viti i kaluar”, dhe se objektivi mbetet ai që vaksinimi të shtrihet sa më shumë.

Ndërkohë, infeksionet në vendin e origjinës së Omicron, Afrika e Jugut, kanë katërfishuar nga dita e martë. Sipas një studimi afrikano jugor, mundësia e reinfektimit me Omicron është tre herë më e lartë se me variantet e tjera, si Delta, që ende përfaqëson 99% të rasteve botërore, por që duket se do të ”sfidohet” nga varianti i ri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit