1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Do t’i bashkojmë të gjithë serbët në Ballkan”, Vulin trondit rajonin me idenë e “botës serbe”

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin ka alarmuar Ballkanin Perëndimor duke bërë thirrje për bashkimit të serbëve kudo që janë në vendet e rajonit, me ndihmën dhe ruajtjen e ushtrisë serbe.

Bosnja, Kosova dhe Mali i Zi kanë reaguar njëzëri duke e akuzuar qeverinë serbe dhe vetë presidentin Aleksandër Vuçiç për kërcënimin e shteteve sovrane të Ballkanin si dhe kthimin e politikës destruktive të Serbisë.

- Advertisement -

Ideja e “Botës serbe”, e përmendur disa herë nga ministri Vulin kthen Serbinë për shumë ekspertë në vitet 90-të të shekullit të kaluar dhe është formë e kërcënimit për vendet e rajonit në përgjithësi. Ministri i Brendshëm kërkoi krijimin e një shteti të madh serb në të gjithë Ballkanin, vetëm dy muaj pas propozimeve nga Sllovenia për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor. Propozimi që thuhet se doli nga zyra e kryeministrit slloven Janez Jansa, hidhte idenë e krijimit të Serbisë, Kroacisë dhe Shqipërisë së Madhe. Edhe pse u hodh poshtë nga të gjithë aktorët ndërkombëtarë, Serbia, sipas ministrit serb, po punon fuqishëm për ndryshimin e kufijve në rajon në mënyrë që të mund të bëjë të mundur bashkimin e atyre që ai i cilëson si troje serbe në Ballkan.

Vulin tha se detyra e gjeneratës aktuale të politikanëve në Serbi është që “të krijojnë botën serbe dhe të bashkojnë serbët kudo që jetojnë ata” dhe se kjo mund të bëhet vetëm me udhëheqjen e presidentit Vuçiç në 13-vjetorin e partisë së tij, Lëvizjes Socialiste.

“Në mënyrë që ‘Bota serbe’ të realizohet, Serbia duhet të jetë e suksesshme ekonomikisht, Serbia duhet të udhëhiqet mirë, duhet të ketë një ushtri që është në gjendje ta ruajë vet Serbinë dhe serbët kudo që jetojnë. Për të ruajtur një Serbi të tillë, ne duhet të bëjmë gjithçka që të vazhdohet politika e Vuçiçit. Vetëm ajo është fitore, vetëm ajo është një garanci për mbijetesën e popullit tonë dhe asgjë tjetër”, ka thënë Vulin. Presidenti Vuçic, i cili ishte i ftuar në ceremoni, ka thënë që këtë parti nuk e sheh “vetëm si partnere të koalicionit, por si bashkëluftëtare për Serbinë e fortë, moderne dhe të lirë”.

- Advertisement -

Pas deklaratave të tij, Bosnje dhe Hercegovina i ka bërë thirrje presidentit serb që të distancohet nga agjenda politike e Vulinit.

Ndërkaq Kosova thekson se deklaratat kërcënuese të Vulinit pasqyrojnë politikën e Beogradit zyrtar.

- Advertisement -

E para që ka reaguar ka qënë Zyra e Presidentes së Kosovës, e cila ka theksuar se deklarata e ministrit Vulin, nuk paraqet befasi. Bekim Kupina, këshilltar i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se Vulin “është i njohur për qëndrimet ultra nacionaliste”.

“Kjo deklaratë nuk përbën asgjë të re. Deklaratat serbe janë vetëm vazhdim i diskursit të viteve 90’, të kohës të regjimit të Millosheviçit, të cilat prodhuan luftëra dhe pasojat e të cilave ende po i bartim. Kjo retorikë duhet gjykuar edhe nga autoritetet e BE-së, pjesë e së cilës synon të bëhet Serbia. Një deklaratë e tillë, gjithashtu është në kundërshtim të plotë me qëndrimet e administratës së presidentit Biden për mos ndryshimin e kufijve të shteteve në rajon”, ka thënë Kupina.

Ai ka shtuar se shteti që përfaqëson Vulini ende nuk ka kërkuar falje për krimet që ka bërë në Kosovë, ndaj rikthimi i diskursit kërcënues me “bashkimin e serbëve”, është tregues se Serbia nuk po arrin as sot e kësaj dite të shkëputet nga politika e regjimit të Miloshevicit.

Deklaratat e Vulinit erdhën para takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit Vuçiç, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, proces ky i lehtësuar nga Bashkimi Europian. Kurti tha pas takimit se gjatë bisedimeve me Vuçiç është prekur edhe çështja e deklaratës së Vulinit për “Botën serbe”. Ai ka theksuar se presidenti serb nuk është distancuar nga deklaratat e Vulinit.

“Fatkeqësisht, presidenti i Serbisë nuk distancohet as nga Vulini, as nga Daçiç as nga Milosheviçi e nga kushdo që ka qenë në pushtet gjatë viteve 90. Kjo është vërtetë për keqardhje. Fakti që kemi dhjetë vjet dialog në Bruksel, pa një marrëveshje përfundimtare, është për shkak se ekziston kjo rezistencë problematike për t’u ballafaquar me të kaluarën”, ka thënë Kurti.

Edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Bisera Turkoviq, tha se ajo priste që presidenti i Serbisë të distancohej menjëherë nga deklaratat e ministrit Vulin, për bashkimin e “Botës serbe”.

Në qoftë se Vuçiç nuk e bën këtë, Turkoviç beson që kjo do të konfirmojë se politika zyrtare e tij dhe e Serbisë është përmbysja e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe që synon të bashkojë me Serbisë pjesë të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Aleksandër Vulin dhe Presidenti Vuçic
“Deklarata e Vulinit, në të cilën ai vendosmërisht tha se bashkimi i serbëve do të thotë një ‘shtet i unifikuar’, nënkupton shkeljen flagrante të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, destabilizim të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe një kërcënim ogurzi për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës që mbroheshin nga agresioni dhe gjenocidi 26 vjet më parë. Një retorikë e tillë i bën absolutisht të pakuptimta të gjitha deklaratat dhe politikat e presidentit serb me të cilat ai pretendon se Serbia dëshiron paqe dhe marrëdhënie të mira fqinjësore me Bosnjën dhe Hercegovinën”, ka thënë Turkoviç.

Por Mali i Zi duket se ka një tjetër qëndrim.

Mbështetja e parë për Vulinin lidhur me idenë e realizimit të projektit të “Botës serbe”, ka ardhur nga përfaqësuesi pro-serb i Frontit Demokratik, Andrija Mandç. Ai ka deklaruar se ideja e “Botës serbe”, për të cilën ka folur ministri Vulin, u ka pëlqyer serbëve përtej kufirit të Serbisë. Ai ka theksuar se tashmë po punohet për realizimin e një ideje të tillë.

“Serbë nga Mali i Zi, serbë nga Republika Serbe, serbë nga Maqedonia e Veriut, ata kufij që ekzistojnë mes nesh nuk duhet të ekzistojnë më. Pastaj ne do të bashkëpunojmë më mirë, do të jemi më afër njëri-tjetrit, në fund të fundit ne jemi një popull”, tha Mandiç.

Por partneri i tij i koalicionit qeverirtar, Lëvizja Qytetare URA kundërshtoi shpër deklaratat duke thënë se të gjitha “projektet” që propozojnë ndryshimin e kufijve të rinj në Ballkanin Perëndimor, përfshirë projektin ë “Botës serbe”, janë të rrezikshëm për stabilitetin e rajonit dhe ndikojnë në nacionalizmin në rritje.

Nënkryetarja e partisë, Jovana Maroviç tha se është problematike që “projekti” u mbështet publikisht nga udhëheqësi i Frontit Demokratik, por që pozicioni i tij nuk mund të interpretohet si pozicion i qeverisë.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjokanoviç, i cili tha se Serbia nuk e ka pranuar kurrë pavarësinë e Malit të Zi dhe se ai e sheh Malin e Zi si pjesë të “Botës serbe”.

“Kur shohim qëndrimin e Serbisë në rajon, duhet të kuptojmë se rual një rol potencialisht shkatërrues, sepse Serbia është kthyer në politikat e fillimit të viteve të 90. Serbia është këtu për të ruajtur interesin e serbëve kudo që ata jetojnë në rajon. Ky është i njëjti gabim që kishte bërë Slobodan Milosheviç në vitet e 90. E dimë se çfarë ndodhi në Bosnjë dhe Hercegovinë”, vuri në dukje Gjukanoviç.

Ai tha se presidenti i Serbisë, Vuçiç po përpiqej të paraqiste mbrojtjen e interesave të popullit serb në Malin e Zi, si një projekt të ligjshëm.

“Ndërhyrja në punët e brendshme të një vendi nuk mund të jetë një qëllim legjitim. Më vjen keq që Serbia po përsërit gabimet dhe kam frikë se mund të çojë në krijimin e paqëndrueshmërisë në rajon. Serbia po e bën atë duke u bazuar në mbështetjen e Moskës”, theksoi Gjukanoviç.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit