9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Dodik bëhet nervoz që Komshic çoi telegram në Kosovë: Një anëtar i rrejshëm i Presidencës uroi një shtet të rrejshëm

Rekomandime

Anëtari serb i presidencës boshnjake, Milorad Dodik, e ka quajtur provokim telegramin e urimit për pavarësinë e Kosovës nga anëtari tjetër i presidencës boshnjake, Zeljko Komshiq.

Dodik e ka quajtur anëtarin kroat të presidencës si anëtar i rrejshëm që ka uruar një shtet të rrejshëm.

- Advertisement -

“Urime për një shtet të rrejshëm nga një anëtar i rrejshëm i presidencës, me gënjeshtrën që ka vepruar në emër të Bosnje e Hercegovinës. Një mashtrues dhe manipulues i vogël, ai s’mund të bëjë ndryshe përveçse të provokojë. Komshiq shfaqi dje arritjet e tij sa i përket jetesës së bashku në Bosnje e Hercegovinë”, tha Dodik.

Sipas Dodik, Komshiqit s’i intereson për Kosovën por qëllimi i tij është t’i provokojë serbët.

“Kjo është politika e tij pasi ai u braktis në zgjedhje si një kroat i rrejshëm”, tha ai.

- Advertisement -

Anëtari kroat i presidencës boshnjake, Zeljko Komshiq, ka uruar dje presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për nder të 14 vjetorit të pavarësisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit