-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dodik groposet më thellë: Srpska ka të drejtë formojë ushtrinë, BE ‘hipokrite’ vetëm riciklon idetë e SHBA

Rekomandime

Anëtari serb i presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, në mes të Beogradit tha të enjten se qëndrimi politik i Republika Srpska’s është ‘respektimi me rreptësi i kushtetutës së BeH”. Këtë mesazh e lëshoi nga forumi i emëruar “Liria dhe pavarësia e Republika Srpska’ madje.

“E vetmja politikë e jona e pa rezervë është respekti absolut i kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës” tha Dodik, që disa ditë më parë e pa të arsyeshme edhe të kërcënojë diplomatin amerikan për Euro-Azi, Gabriel Escobar.

- Advertisement -

Dodik paraqiti një version të tij të interpretimit të kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës duke pretenduar sot se kjo republikë ka të drejtën e formimit të ushtrisë.
Sipas tij kriza institucionale në Bosnje e Hercegovinë që po zgjatë rreth 30 vite, fajtorë është bashkësia ndërkombëtare dhe SHBA’ja janë përgjegjës.

Dodik më i zemëruar doli me Bashkimin Europian të cilët i akuzoi edhe për jo kompetencë përveç hipokrizisë, pasi sipas tij “vetëm përsëritë ide të ricikluara të SHBA’së. Dodik vazhdoi duke akuzuar unionin se vazhdimisht flet për sundim të ligjit derisa myslimanët dëshirojnë të pushtojnë gjyqësinë dhe prokurorinë në BeH.

Tutje me ofendime ndaj pjesës europiane të bashkësisë ndërkombëtare kur ofendoi Përfaqësuesin e Lartë që sipas tij nuk është legal pasi nuk është miratuar emërimi i tij nga OKB, e i cili siç tha Dodik në fjalimin e tij “mund të sorollatet nëpër rajon e Beograd por Republika Srpska nuk e njeh”.

- Advertisement -

Këtë forum e kanë organizuar portalet politike “Të gjitha për Srpskan”, me mbështetjen e përfaqësisë së Republika Srpska në Serbi.

Ambasada e SHBA’së në Sarajevë kishte paralajmëruar Milorad Dodik se interpretimi i tij i kushtetutës dhe marrëveshjes së Dayton ishte i gabuar kur Dodik kishte pretenduar se Srpska ka të drejtën e shkëputjes, duke i cekur se do të ishte shpenzim më i mirë i kohës puna në reforma.
Diplomati Amerikan Gabriel Escobar në takimin me Dodik- i cili vendosi ta bëjë publik diskutimin e ta vlerësonte si kërcënim duke luajtur viktimën para mediave – i kishte theksuar se SHBA do të sanksionojnë entitet dhe individëtqë nxisin kriza dhe prishje të marrëveshjeve ndërkombëtare.

- Advertisement -

Fjalimi i Dodik mund të thuhet se ishte mjaft qesharak ku pretendon se i ka thënë diplomatit amerikan “ t’q**sha sanksionet, s’mund të më kërcënosh mua’, duke shtuar madje edhe përgjigjen e supozuar Escobar, ‘s’është kërcënim është fakt’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit