10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Strategjia e shërbimit sekret serb për ta shkatrruar strukturën e UÇK-së pas vitit 2000, (pjesa IV)

Rekomandime

Shkruan: Faton B.Mehmetaj

- Advertisement -

Gjatë gjithë kohës, deri më sot, shërbimet sekrete serb nuk e kan ndalur punën e vet për asnjë qast në Iuftë për ta njollosur, kompromituar e shkatrruar strukturën e UÇK-së.

Këtë Iuftë të ndyrë të shërbimit sekret serb duke përpiluar dosje të rreme e të kamufluara kundër UÇK-së, më së miri e tregon rasti i arrestimit të tre sebëve nga Policia e Kosovës më 11 qershor të vitit 2009 në fshatin Çagllavicë (në jug të Prishtinës): Igor Juçinacit (1972) shtetas i Kosovës, Millutin Radanoviqit (1957) shtetas i Serbisë dhe të Predrag Zhelkoviqit (1976), shtetas i Serbisë, nënë dyshimin se kanë paguar njerëz në shuma deri në 100.000 euro, për të ofruar dëshmi të rrejshme kundër UÇK-së.

Këta tre përsona ishin pjesëtarë të Agjensisë Serbe të Intelegjencës (Bezbednosno Informativna Agencia), të cilët u kanë premtuar edhe të mira matriale njerëzve të nacionalitetit serb edhe shqiptar, si banesa, vende pune e pare kesh etj, që të deklarojnë rrejshëm se ata ose të afërmit e tyre kanë qenë viktimë të transplantit të organeve njerëzore nga UÇK-ja gjatë Iuftës në Kosovë 1998-99.

Akzat e njëjta për transplant të organeve njrëzore të serbëve nga UÇK-ja i ka bërë kryepokurorja e e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për krlmet e Iuftës në ish-Jugosllavi, në librin e saj “Gjuetia: Unë dhe krlminelët e Iuftës” të botuar në vitin 2008, të cilën e kam përmendur edhe më lartë.

- Advertisement -

Në gjith këtë histori një rol negative e ka luajtur edhe administrate e UNMIK-ut të cilët e kanë goditur elementin e UÇK-së në mënyrë sistematike të kordinuar edhe me shërbimet sekrete serbe, ushtarake dhe të intelegjencës.

Në këtë fushatë të planifikuar, pati edhe zyrtarë të lartë që e mbajtën hapur anën e Serbisë, por edhe të klaneve mafioze duke i stimuluar edhe grupacionet e njerëzve anti UÇK, kundër strukturës së UÇK-së.

- Advertisement -

Ndër ta ishte edhe Valerij Corotekno, ish-komandanti ndërkombëtar i policisë së UNMIKU-t, për rajonin e Dukagjinit me seli në Pejë, ishte i lidhur më rrjetin e “Klanit të Zemunit”, të cilët operonin në Kosovë, nëpërmjet kolegëve të tyre shqipfolës, Corotekno e kishte shëndrruar Pejën në arenë Iuftimesh mes grupeve.

Ai fitoj shuma të mëdha parash nga kartela e drogës dhe naftës.

Kjo klasë e infektuar nga virusi i injorancës në mënyrë sistematike dhe krejtësisht të planifikuar e shembën autoritetin e njerëzve më ndikim, figurave të mëdha dhe simboleve të Kosovës.

Kështu ndodhi edhe me Gjykatën Speciale e cila u formua me qëllim të gjykimit të njerëzve në mënyrë të paanëshme, por pasi e arritën qëllimin doli krejt diçka tjetër, gjykatë selektive, njënacionale dhe vetëm kundër pjestarëve të UÇK-së.

E gjithë kjo u bë për ti trajtuar e gjykuar, krlmet e sypozuara dhe të sajuara nga klanet e caktuara të shoqërisë sonë të cilat për 20 vite rresht u përdorën nga këto shtresa të shoqërisë për revanshe politike se sa për ta zbuluar të vërtetën. Ata ishin edhe paditës edhe gjykatës.

Nga të njëjtat shtresa u përhapë psikoza e frikës nga UÇK-ja në Kosovën e lirë, kjo situatë u arritë nga njerëzit e ndihmuar prej shërbimt të fsheht serb.

Bije fjala kujt i duhen imazhet e rrejshme të Kosovës, askujt përveq armiqëve.

Të gjitha faktet e të dhënat tregojnë se i gjith ky skenar ishte një komplot mir i organizuar nga eprorët e KOS-it, UDB-së, BIA-s e shërbimeve tjera të lidhura me shërbimet ruse e të miqëve të Serbisë për ta shkatërruar strukturën e UÇK-së.

Gjerë më tani nga viti 2000 e gjërë në vitin 2021, janë hetuar vetëm struktura e UÇK-së, për të gjithë të tjerët është heshtur, edhe nga UNMIK-u, Eulex-i, drejtësia vendore, BE-ja e mekanizmat tjerë vendor e ndërkombëtar.

Asnjë fjalë e vetme nuk u tha për bashkpuntorët e shërbimit sekret, për sabotazhet e tyre kundër Kosovës, për bojkotimet e të këqijat tjera që ndodhën në Kosovë e që lidhen me këtë shtresë.

Shumë atentate të kryera ndaj shqiptarëve në shtetet e ndryshme të Evropës dhe më gjërë por edhe në Kosovë nga vitet 90-ta e deri në mbarim të Iuftës, duke e përfshirë këtu edhe periudhën e pas vitit 2000, këto vr.asje kanë një lloi lidhshmërije me vr.asjet që i kanë kryer njësitë special dhe paramilitare serbe, para Iuftës së fundit, gjatë dhe pas mbarimit të saj.

Sa për ilustrim po e përmendi vr.asjen politike të Enver Hadrit (1941- 25 shkurt 1990), i cili u v.ra me 25 shkurt 1990, në moshën 49 vjeçare, nga shërbimi sekret serb për shkak të veprimtarisë politike të tij. Ishte veprimtar për të drejtat njerëzore dhe politike të shqiptarëve të Kosovës.

Në fillim të vitit 1972 ai u vendos në Bruksel, ku vazhdoi veprimtarinë politike nëpërmjet Organizatës Rezistenca Kombëtare e Shqiptarëve të Kosovës. Këtë vr.asje e kishte organizuar shërbimi sekret serb i kohës për ta ndalur aktivitetin politik të tij.

Vr.asja e Enver Hadrit është tipike, vr.asje politike. Shërbimi sekret serb për ta vr.arë Enver Hadrin i kishte angazhuar njësinë e atentatorëve që i kishin trajnuar si pjesë të shërbimit sekret për likuidimin e kundërshtarëve polituik të Serbisë.

Atentatorët që morën pjesë në vr.asjen e Enver Hadrit ishin: Veselin Vukotiq (Veshko), Andria Lakoniq, dhe Darko Ashanin, të cilët e qëlluan me dy plumba në kokë deri sa kishte ndaluar ne një semafor. Madje Vukotiç, përpos vr.asjes së Enver Hadrit ai kishte edhe dokumente paditëse për kryerjen disa vr.asjeve tjera në ish-Jugosllavi të urdhëruara nga Sllobodan Millosheviqn dhe shërbimi sekret i tij.

Për këto vr.asje pati edhe dëshmitar për të konfirmuar dëshmitë e tyre që kishin dhënë me parë në Tribunalin e Hagës.

Diten kur u vr.a Enver Hadri, e kishte me vete listën e 32 shqiptarëve të vr.arë në Kosovë nga Serbia të cilën do t’ia dorëzonte të nesërmen Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Parlamentit Evropian. P

ër ti zhdukur gjurmët e kësaj vr.asje, shërbimi sekret serb organizoj likuidimin e Andrija Llakoniq dhe Darko Ashanin, në Serbi të cilët ishin pjesëmarrës në këtë vr.asje.

E përmenda këtë rat për të treguar se gjyqi për zbardhjen e vr.asjes së Enver Hadrit ka zgjatur nga viti 1990 deri më 22 nëntor 2016 kur Gjykata PenaIe e Bruksellit, në përbërje të tre gjyqtarëve profesionistë dhe të jurisë prej 12 qytetarëve të zgjedhur me short mbajti 12 seanca gjyqësore ku u shqyrtua aktkuza e Prokurorit të Mbretit e cila ngarkon Veselin Vesko Vukitiqin, Andrija Drashkoviqin (krlminelë të njohur nga nëntoka serbe) dhe Bozhidar Spasiqin (shef për operacione speciale i UDB-së jugosllave) për vr.asjen me paramendim të Enver Hadrit, kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë.

Vr.asësit serbë të ish-aktivistit Enver Hadri, janë shpallur fajtorë nga Gjykata PenaIe e Brukselit në Belgjikë.

Ky rast tregon dhe inkurajon secilin se nuk duhet heshtur për vr.asje politike deri sa të zbardhet e vërteta, por as nuk duhet të marrin ngjyrime politike për llogari të askujt. Sipas disa të dhënave të autoriteteve gjermane, Shërbimi sekret jugosllav për një kohë të caktuar ndoshta 10 vjeçare, kishte vr.arë rreth 70 emigrantë në disa vende perëndimore. Së paku 13 raste të këtij kapitulli të përgjakshëm nuk janë mbyllur ende nga drejtësia gjermane.

Gjatë Iuftës në Kosovë përgjegjësit e Grupit Operativ “Operativna Grupa” (OPG), që njekohësishtë ishin edhe pjestar të policisë elite serbe, gjatë operacioneve të kryera nuk linin gjurmë.

Pos që morën pjesë në një varg krlmesh në Kosovë, këta i vazhduan aktivitetet e tyre krlmlnaIe edhe pas Iuftës në formë të organizuar, duke i kryer shumë vr.asje me prapavij politike për llogari të shërbimit sekret serb.

Pjesa e Kater

(Vijon)

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit