3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Dodik thotë se e ka përkrahjen e Rusisë dhe Kinës ani pse po çon Bosnjën drejt Luftës

Rekomandime

Anëtari serb i presidencës së Bosnjës Milorad Dodik është shprehur se ka ndihmën e presidentit rus Vladimir Putin dhe atij kinez Xi Jinping, në rast se ka probleme me përëndimin. Këtë deklaratë ai e dha për “The Guardian” në një kohë që po akuzohet se po nxit konflikt.

“Kur shkoj te Putini, nuk ka kërkesa. Ai vetëm thotë: ‘Me çfarë mund të ndihmoj?’. Për çfarëdo që kam folur me të, nuk jam mashtruar kurrë”, ka thënë Dodik.

- Advertisement -

Për Xi Jinping, ai gjithashtu thotë se, “Nëse ka ndonjë gjë me të cilën mund të ndihmoj, unë jam këtu”. Dodik është dënuar gjerësisht në javët e fundit për qëllimin e tij për të tërhequr pjesën serbe të Bosnjës nga institucionet shtetërore.

Propozimi u cilësua në një raport të OKB-së si një “ndarje” dhe një rrezik për Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit të vitit 1995, e cila i dha fund luftës civile pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Lufta kushtoi rreth 100,000 jetë.

Kjo marrëveshje paqeje krijoi një shtet, Bosnje Hercegovinën, të përbërë nga dy entitete, Federata e Bosnje Hercegovinës, e cila përbëhet kryesisht nga myslimanë e kroatë boshnjakë dhe Republika Serbe.

- Advertisement -

Presidenca tre-anëtare e Bosnjës mbahet nga përfaqësues të tre grupeve kryesore etnike. Që nga viti 2017, Dodikut i është ndaluar të udhëtojë në SHBA, pasi ai sfidoi Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës, duke organizuar një referendum për festimin e Ditës së Republikës Srpska, duke shënuar datën në vitin 1992 kur serbët e Bosnjës shpallën shtetin e tyre në Bosnje.

Referuar paralajmërimeve të Gjermanisë për sanksione financiare, ai tha se “Unë nuk jam indiferent, por nuk u zgjodha për të qenë frikacak”. Ai mohoi edhe një herë fajin për atë që po ndodh dhe për akuzat se dëshiron një konflikt në Bosnjë dhe se nuk dëshiron rënien e shtetit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit