9.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Dodik ‘vajton’: Bosnja e Hercegovina është kolonia e vetme në Europë, të huajt po na trazojnë

Rekomandime

Përfaqësuesi serb në presidencën e Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, që është në qendër të kritikave dhe cak i sanksioneve të pritura nga SHBA dhe BE për nxitje të krizës në atë shtet. Dodik vazhdoi me pretendimet e tij se po mbron kushtetutën.

“Ne jemi kolonia e vetme në Europë” tha Dodik për gazetën gjermane Die Welt dhe shtoi se sipas tij “në Bosnje e Hercegovinë nuk ekziston nivel nacional, por një nivel i përbashkët, që është konfirmuar me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës dhe Republika Srpska dëshrion që kjo të respektohet dhe asgjë më shumë” tha Dodik.

- Advertisement -

Ai vazhdoi me të tijën se nuk është ai pengesa dhe se Milorad Dodik theksoi se problemi në Bosnje e Hercegovinë tha se problemi janë të huajt, as të zgjedhurit dhe as ata të emëruarit që bëjnë trazira në atë vend.
Përsëri Dodik këmbënguli se entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë, Republika Srpska, ka të drejtën e formimit të ushtrisë së vet dhe se kjo është e paraparë me kushtetutë. Ky pretendim është kontestuar disa herë nga të gjithë aktorët e Marrëveshjes së Dayton.

Përfaqësuesi i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kishte thënë javën e kaluar se e gjithë kjo krizë e shkaktuar dhe retorika etnike është mbulesë për mbulimin e aferave të korrupsionit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit