-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dogana e Kosovës thyen rekord, regjistron mbi 500 milion euro të hyra

Rekomandime

Dogana e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka arritur të kalojë shifrën e 500 milionë eurove të hyra në këtë periudhë të vitit për herë të parë,

“Dogana e Kosovës për herë të parë ka arritur të kaloj 500 milion euro të hyra në këtë periudhë të vitit. Kjo shifër paraqet një rekord të ri pasi që nga themelimi i Doganës të hyrat në këtë periudhë të vitit kanë tejkaluar shumën e mbledhur prej 500 milion eurove. Krahasimi me vitin e kaluar tregon që Dogana ka mbledhur deri me 19 maj 500,1 milion euro derisa vitin e kaluar të njetën periudhë ne kishim mbledhur 434,4,milion euro, respektivisht shprehur në përqindje 15% më shumë apo 66 milion euro më shumë”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

Tutje thuhet se edhe projeksioni buxhetor për vitin 2022 është tejkaluar me 6.11%

“Gjithashtu edhe në krahasimi me projeksioni buxhetor të mbledhjes së të hyrave për vitin 2022 dogana e ka tejkaluar me 6.11% më shumë. Trendi pozitiv që dogana kishte gjatë vitit 2021 ka vazhduar edhe gjatë vitit 2022”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit