13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Pleqtë në rrezik- Llapjani 19 vjeçar rrahë vazhdimisht babain e tij të moshuar

Rekomandime

Dhuna në familje është një ndër dukuritë më shqetësuese në vend. Çdo ditë raportohen dhjetëra raste ku qytetarët dhunohen në forma të ndryshme nga familjarët e tyre. E edhe më të rënda bëhen rastet kur VlKTlMA janë prindërit, të cilët janë VlKTlMA të dhunës nga fëmijët e tyre.

Në një familje në rrugën ‘Llapi’ në Podujevë, djali dyshohet se ka suImuar fizikisht babain e tij, duke e detyruar këtë të fundit që rastin ta denoncojë në Polici.

- Advertisement -

Sinjali mëson se 19-vjeçari dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, të cilin edhe e ka fyer e kanosur me fjalë të rënda.

Bazuar në dëshminë e viktimës, djali i tij ka gjithmonë sjellje agresive dhe është i dhunshëm në veprimet e tij dhe nuk ndihet i sigurt të jetojë me të.

I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin para hetuesve.

- Advertisement -

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit