15.7 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Doktori që u kthye nga Suedia për të punuar në Kosovë: Në sallë të operimit e lëshoj ‘Bareshën’, sepse më qetëson

Rekomandime

Neurokirurgu Armend Agolli ka treguar se është kthyer në Kosovë nga Suedia për të kontribuar dhe mendon që njësoj duhet të veprojnë edhe mjekët e tjerë shqiptarë në diasporë.

Duhet me qëndru në Kosovë, me u angazhu, u bëj thirrje doktorëve në diasporë të kthehen dhe me projekte të ndryshme të kontribuojnë.

- Advertisement -

Po planifikojmë të kthejmë mjekë nga Gjermania në mënyrë institucionale dhe të i’u ofrojmë kushte për të punuar.

I’u kam mundësuar 9 ortopedëve të shkollohen dhe 2 anesteziologëve në Suedi”, ka thënë Agolli.

Agolli tha se duhet vlerësuar puna e doktorëve në Kosovë por edhe doktorët duhet mësuar rregullat se si duhet trajtuar pacienti.

- Advertisement -

Doktorët në emergjenca dhe Infektivë janë heronjtë se punojnë shumë, paguhen pak. Përqindja më e madhe e shërimit është kur i beson mjekut.

Duhet me punu në edukim të mjekëve dhe motrave por edhe në edukim të pacientëve. Pacienti duhet me qenë në qendër, tek ne pak dëgjohet pacienti.

- Advertisement -

Shteti duhet me i dënu mjekët që nuk mirren për shumë kohë me kërkesat e pacientëve, duhet më së paku 40 minuta për një vizitë. 10 minuta duhet dëgjuar ankesat e pacientit, 10 minuta e kontrollon, 10 minuta i shfrytëzon për analiza dhe 10 minutat e fundit janë për pyetjet që mund të ketë pacienti”, thotë Agolli.

Ai ka kontribuar edhe si doktor gjatë luftës në Kosovë duke u kthyer nga Suedia për të shërbyer vendin e tij.

Ka qenë një angazhim shumë i madh. Kemi realizu intervenime të vogla se nuk kemi pas mjete por qëllimi ynë ka qenë me e shërby Kosovën duke lënë anash të gjitha të tjerat.

Kemi pasur momente shumë të vështira sepse nuk kemi pasur mundësi të ofrojmë zgjidhje për plagë të rënda.

Por kur e mendoj të gjithë ushtarët kanë qenë të vaksinuar punë e cila ka qenë problem për atë kohë”, thotë ai.

Për fund, Agolli ka përmendur disa doktorë që kanë ndikuar në avancimin e mjekësisë në vendin tonë dhe që kanë merita të mëdha në disa reparte.

Bedri Bakalli dhe Agron Pustina kanë bërë revolucion në kohën e tyre dhe kanë bërë baza në ortopedi, andaj ka doktorë të mirë.

Bedri Bakalli më ka shty me e marr me e studiu spinalen, edhe nëna ime ka pasur problem me bosht kurrizor dhe nuk i kanë ofru zgjidhje atë kohë andaj unë desha të iu ofroj zgjidhje të tjerëve.

Agolli ka treguar për mënyrën se si ndjehet tani pasi që është kthyer të punojë në Kosovë.

Ekipin që unë e kam tash mund të realizoj gjitha operacionet në Prishtinë për boshtin kurrizor. Krenari për mu është kur flas shqip në sallë të operacionit.

Muzika më ndihmon në koncentrim prandaj e lëshoj “Bareshën” në sallë sepse më qetëson”, thotë Agolli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit