1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

DOKUMENT/ Prokuroria Speciale kundërshton garancinë e Policisë së Kosovës për lirimin me kusht të ish-presidentit Thaçi

Rekomandime

Prokuroria Speciale e ka kundërshtuar garancinë e Policisë së Kosovë për lirimin me kusht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po mbahet në Hagë.

Një nga arsyet që Specialja përdorë në këtë refuzim lidhet ndërhyrja në procesin gjyqësor në Kosovë, ku u shfaqën edhe akuza se Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) kishte dy agjentë të paraqitur si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të fabrikuara.

- Advertisement -

Nga Specialja radhitin edhe lidhjet e kundërshtarëve politikë të ish-presidentit Hashim Thaçi me organizatat terroriste, sjellja e liderëve të shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, përfshirë deklaratat e Faton Klinakut këtë verë dhe krimet e supozuara se janë bërë e goditur mes Gucati dhe Haradinaj, të gjitha këto tregojnë qartë se kjo klimë vazhdon.

E një tjetër arsye lidhet sa i përket lirimit të Thaçit edhe me pasigurinë dhe frikën e dëshmitarëve të rastit.

“Dëshmitarët nuk kanë nevojë të lëndohen fizikisht për t’u frikësuar; edhe perspektiva e lirimit të të akuzuarve në Kosovë krijon frikë dhe pasiguri te dëshmitarët në këtë rast”, thuhet në dokumentet e Gjykatës Speciale.

- Advertisement -

Një nga arsyet e përdora nga Specialja është edhe një fotografi të Thaçit me ish-drejtorin e Policisë së Kosovë, Rashit Qalaj.

Më poshtë keni dokumentin e publikuar nga Specialja.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit