7.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Dokumenti që ‘dridhi’ Kosovën, flet ish-këshilltari i Thaçit: Do të ketë “balonë” të tillë provues

Rekomandime

Ish-këshilltari politik i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Ardian Arifaj ka komentuar dokumentit “non-paper”, të publikuar në media, pas të cilit thuhet se qëndrojnë Franca dhe Gjermania e që flet për njohjen e sovranitetit territorial të Kosovës dhe Serbisë ndaj njëra-tjetrës dhe krijimin e një “distrikti autonom të Kosovës Veriore”.

- Advertisement -

Arifaj për Insajderin, ka thënë se kjo është një tentativë apo siç e quan ai “balonë” provuese për ta matur reagimin e opinionit publik.

Ai thekson se me këtë “non-paper”, po tentohet të shkaktohet konfuzion.

“Me intensifikimin e paralajmërimeve për vazhdim e dialogut dhe gjasat për marrëveshje, do të ketë “balonë” të tillë provues. Për të matur reagimin e opinionit por edhe për të shkaktuar konfuzion”, ka thënë ish-këshilltari i Thaçit.

- Advertisement -

Sipas tij, e rëndësishme është të diskutohet për atë që arrihet në tavolinën e bisedimeve.

“E vlefshme është vetëm ajo që do të diskutohet e arrihet në tavolinën e bisedimeve. Dhe që në fund duhet të pranohet nga Kuvendi i Kosovës”, ka deklaruar Arifaj për Insajderin.

- Advertisement -

Insajderi, ka kontaktuar edhe Bekim Çollakun, ish-shefin e stafit të ish-presidentit Hashim Thaçi, për të marrë një përgjigje nga ai në lidhje me “non-paper-in” e publikuar, por i njëjti ka refuzuar të komentojë. Me arsyetimin se nuk ka bazë zyrtare.

“Këto “non-paper”, kur nuk kanë burim zyrtare po është vështirë me i komentu, veç po bien njeri në lajthitje. Kësisoj – kisha preferu mos me komentu, meqë i kanë mohu edhe dy ambasadat”, ka thënë Çollaku për Insajderin.

Ndërkohë, nga Bashkimi Evropian kanë mohuar se kanë gisht në dokumentin e ashtuquajtur “non-paper”.

Ky “non-paper”, është publikuar mbrëmë në media, e në të cilin flitet për një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë, e ku pretendohet se ky është qëndrim i Bashkimit Evropian.

Prapa, “non-paper-it”, u tha se qëndron Franca e Gjermania. Një gjë e tillë, u mohua nga dy ambasadorët e shteteve gjegjëse. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde e cilësojë si lajm të rremë këtë “non-paper”, duke mohuar se një dokument i tillë është hartuar nga gjermanët dhe francezët.

Edhe Ambasada e Francës në Kosovës ka deklaruar se Franca dhe Gjermania nuk janë burimi i atij “non-paper” dhe se dy shtetet mbështesin ndërmjetësimin e dialogut nga Bashkimi Evropian.

Reagim ka pasur edhe nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili tha sot se “non-paper” lidhur me marrëveshjen që duhet të arrihet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë botuar nga mediat në Prishtinë u ideua nga dikush shumë më i zgjuar dhe më dinak se ai.

Ashpër ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Përmes një shkrimi në Facebok ka thënë se të gjitha dokumentet “non-papers”, që kanë përbrenda ide destabilizuese për rajonin tonë e kanë vetëm një burim: Serbinë.

“Kjo është strategji e vjetër e Serbisë, e përsëritur tani me qëllim që një qasje e tillë të normalizohet e të bëhet pjesë e debatit të përditshëm, e pastaj edhe e agjendës së dialogut, kërkesë kjo e rrezikshme dhe destabilizuese e saj, por dhe e Rusisë. Prandaj, të mos biem në kurthin e tillë. Të kemi besim në aleatët tanë, por mbi të gjitha të kemi besim në vetveten. “Non-papers”, të tillë lëre që refuzohen nga ana jonë, por as nuk do të mund t’i përcaktojnë veprimet tona e as mbarëvajtjen e dialogut”, ka shkruar ajo, përcjell Insajderi.

Në dokumentin jozyrtar, i cili u publikua me 26 prill përveç idesë se krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Kosovës po i kërkohet që veriu i vendit të jetë një Rajon Autonom. Pastaj thuhet se palët, pra Kosova e Serbia, duhet të bëjnë ndryshime kushtetuese që të mund të zbatohet kjo marrëveshje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit