-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Dolën pas orës 22:30, por iu mbeti qejfi në gjysmë 12 personave nga Suhareka e Prizreni

Rekomandime

Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim në fund të muajit të kaluar që të ndalohet lëvizja e qytetarëve pas orës 22:30, mirëpo kjo si duket nuk ka qenë e mjaftueshme për 12 qytetarë nga Prizreni e Suhareka, të cilët kanë vazhduar qejfin e tyre edhe pas këtij orari.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në këto dy qytete ka inciuar raste për 12 persona.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

· Prizren 17.08.2020-01:00. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është inicuar lënda e rastit si më lartë pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë lidhur me parandalimin e virusit Covid-19. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

- Advertisement -

· Prizren 17.08.2020-02:00. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është inicuar lënda e rastit si më lartë pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë lidhur me parandalimin e virusit Covid-19. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

· Suharekë 17.08.2020-01:30. Raportohet se është inicuar rasti për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte hapur lokalin e tij. Nuk raportohet për të arrestuar, me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt.

- Advertisement -

· Suharekë 17.08.2020-21:20. Raportohet se është inicuar rasti për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte hapur fushën sportive të mbyllur. Nuk raportohet për të arrestuar, me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt.

· Prizren 17.08.2020-23:15. Njësitet policore kanë ndaluar katër të dyshuar meshkuj kosovarë me veturë, pasi të njëjtit ishin duke lëvizur në kundërshtim me vendimin e Qeverisë lidhur me parandalimin e virusit Covid-19. Të dyshuarit, pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

· Prizren 17.08.2020-23:15. Njësitet policore kanë ndaluar katër të dyshuar (dy femra dhe dy meshkuj) kosovarë me veturë, pasi të njëjtit ishin duke lëvizur në kundërshtim vendimin e Qeverisë lidhur me parandalimin e virusit Covid-19. Të dyshuarit, pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit