12.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Donika Gërvalla e merr përgjegjësinë për postimin skandaIoz në Twitter

Rekomandime

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka pyetur ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla rreth një cicërime në Twitter që Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë, me gabime të mëdha dhe pa kuptim në gjuhën angleze, e që ka shkaktuar reagime të mëdha mbrëmë e raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Shoshi në Komisionin për Punë të Jashtme e ka pyetur kryediplomaten nëse kanë menduar që Kosova me qeverinë Kurti është më e fortë se shtetet perëndimore.

“Mos keni filluar të mendoni se Kosova me qeverinë tuaj është më e fortë se perëndimi i dobët, dhe do ta merrni barrën për ta sfiduar Rusinë. Diplomacia digjitale duhet të ruhet”, tha Shoshi.

Ministrja Gërvalla tha se e merr përgjegjësinë për atë cicërimë, pasi janë përpjekur që me 270 shkronja ta shkruajnë një tekst dhe kanë gabuar.

- Advertisement -

Reklamë

“E mar përgjegjësinë politike për atë Tweet, përpjekja për të futur në 270 shkronja , ka shkaktuar një tekst pa lidhëse pra e marr përgjegjësinë, e kemi marrë të njëjtin tekst dhe e kemi shtuar lidhësat që kanë munguar dhe mendoj se e kemi kuptuar dhe në të ardhmën të mos ndodh asnjëherë. Ju siguroj që 6 apo 8 sy shikojnë më shumë se 2 sy, diplomacia dixhitale ka rëndësi të madhe keni të drejt, rreth kësaj teme”, tha Gërvalla.

- Advertisement -

Zëvendëskryeministrja shtoi se me atë tweet nuk kanë dashur të tregojnë që perëndimi është i dobët.

“Kosova synon, dëshiron dhe do të jetë në anën e aleatëve të saj të rëndësishëm në çfarëdo faze, në atë Tweet nuk shkruar që perëndimi është i dobët, por që Rusia mendon se perëndimi është i dobët, ai mesazh dëshiron të tregojë se qëndron fort krah aleatëve të saj. Në këtë qeveri ka një sërë”, u shpreh Gërvalla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit