11.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Dorëheqja e Zaev lajm i keq për shqiptarët në Maqedoninë Veriore

Rekomandime

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se dorëheqja Zoran Zaev nga pozita e kryeministrit të Maqedonisë Veriore është lajm i keq për shqiptarët që jetojnë në këtë vend.

Ish-kryediplomati i Kosovës ka thënë dorëheqja e Zaevit është lajm i keq edhe për zgjerimin e BE-së dhe për Perëndimin.

- Advertisement -

“Dorëheqja e Zoran Zaevit është lajm i keq për Maqedoninë e Veriut, për shqiptarët atje, për Balkanin, për zgjerimin e BE-së dhe për Perëndimin! Kam bashkëpunuar me qeveri të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, por nga bashkëpunimi me të dua të ngre lartë arritjet e tij historike! Zoran Zaev është viktimë e mosmbështetjes së BE-së sikurse edhe disa liderë të tjerë në Ballkan!”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij në Facebook, përcjell Periskopi.

Ndryshe, Zoran Zaev dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe kryetarit të partisë pasi në zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën në Maqedoninë e Veriut, partia e tij, pësoi rezultat të dobët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit