11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Dorëzohen mijëra ushtarëve ukrainas, Rusia shpall fitoren: Mariupoli është i yni

Rekomandime

“Mariupoli është tashmë i yni”. Këto janë fjalët me të cilat gjenerali Igor Konashenkov, zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes ruse i jep fund një prej ngjarjeve më domethënëse gjatë tre muajve të parë të sulmit të Kremlinit ndaj Ukrainës, raporton BBC.

Në dy ditët e mëparshëm, pjesa më e madhe e 2 mijë ushtarëve ukrainas që ndodheshin në kushte të dëshpëruara iu ishin dorëzuar ushtarakëve rusë.

- Advertisement -

Ishte koloneli Denis Prokopenko ai që rreth orës së drekës kishte njoftuar marrjen e urdhrit të evakuimit nga vetë shtabi qendror i Kievit, për të shmangur një gjakderdhje tashmë të kotë, nga momenti që rusët dhe separatistët e Donbasit kanë pushtuar qytetin, raporton A2neës.

Rreth orës 19:22 një nga liderët e rezistencës, komandanti i brigadës së 36-të marinsave ukrainas Sergei Volynsky doli i pari nga Azovstal, së bashku me qindra ushtarë të plagosur dhe të kequshqyer. Në total ishin 531 ushtarakët që sot lanë me autobusë kompleksin, ku i fundit ishte pikërisht komandanti Prokopenko.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit