1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

“Dorëzohet” Veliu: Situata me COVID-19 në Kosovë është shumë serioze

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, me të cilin diskutuan për situatën e përgjithshme në menaxhimin e pandemisë dhe për masat e ndërmarra për tejkalimin e kësaj situate mjaft të vështirë dhe të ndjeshme për vendin tonë.

- Advertisement -

Me këtë rast, ministri Veliu e njoftoi kryetarin Muhaxheri për takimin e fundit të Grupit Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve, në të cilin, pos tjerash, u kërkua edhe rikthimi në funksion të plotë i shtabeve emergjente komunale, të cilat gjithsesi se duhet të udhëhiqen dhe koordinohen nga kryetarët e komunave.

Veliu theksoi se situata me pandeminë është shumë serioze dhe kërkoi që të apelohet në të gjithë qytetarët, sidomos ata me përgjegjësi institucionale, përfshirë kryetarët e komunave, të janë në krye të detyrës, me qëllim të zbatimit të vendimeve të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e COVID-19.

Në këtë takim u diskutua edhe në lidhje me funksionalizimin e Ligjit mbi Zyrtarët Publikë, sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e me qëllim të mundësimit sa më të shpejtë të rekrutimit të stafit sipas nevojave të institucioneve përkatëse.Veliu tha se kërkesa të tilla kanë edhe shumë institucione tjera shtetërore, duke premtuar njëkohësisht përshpejtimin e materializimit të dispozitave të këtij ligji sa më shpejt që të jetë e mundur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit