12.9 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Mali i Zi: Arrihet marrëveshja për qeverinë e re, mësohet se a do të tërhiqet njohja e Kosovës

Rekomandime

Bartësit e tre listave që në zgjedhjet e përgjithshme në Mal të Zi fituan shumicën e votave për të formuar qeverinë- Zdravko Krivokapic, Aleksa Becic dhe Dritan Abazovic nënshkruan marrëveshjen e re. Njëra prej pikave të marrëveshjes thekson se nuk do të ketë nismë të tërheqjes së njohjes së shtetësisë së Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Me këtë marrëveshje ata janë zotuar se qeveria e re nuk do të nisë asnjë nismë dhe veprimtari me synim të ndryshimit të flamurit, stemës dhe himnit duke respektuar kushtetutën e vendit.

Liderët e koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E bardha në të zezë”, që në zgjedhjet e 30 gushtit fituan shumicën marrëveshjen e kanë nënshkruar dje. Atë do ta prezantojnë sot në konferencë për media.

Në marrëveshje theksohet se qeveria e re demokratike në Mal të Zi me përgjegjësi do të zbatoj të gjitha obligimet ndërkombëtare të cilat janë zotuar nga shteti, do të forcojnë dhe përparojnë në bashkëpunimin me NATO’n dhe atë shpejt, me përkushtim dhe tërësi të zbatojmë reformat e nevojshme për anëtarësim të Malit të Zi në BE.

- Advertisement -

Në marrëveshje e publikuar theksohet posaçërisht se qeveria e re nuk do të nisë veprimtarinë për tërheqjen e njohjes së shtetit të Kosovës./gazetametro.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit