1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dosja Thaçi dhe të tjerët, Smith e do 11 dhjetorin për t’i zbuluar dëshmitë dhe dëshmitarët

Rekomandime

Zyra e Prokurorit të Specializuar që udhëhiqet nga Jack Smith i ka kërkuar Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, francezit, Nicolas Guillou, që të caktojë 11 dhjetorin 2020 si afatin e fundit për kompletimin dhe publikimin e materialeve që ndërlidhen me dosjen Thaçi dhe të tjerët.

- Advertisement -

Deri në këtë periudhë kohore, Smith ka kërkuar bërjen gati të materialit dhe vlerësimin e atij që s’ka nevojë për redaktim dhe e kundërta, në mënyrë që të procedohet më publikim.

“56. Për përcaktimin e afatit të fundit për publikimin e materialit sipas Rregullës 102 (1)(a), gjykatësi i Procedurës Paraprake merr parasysh: (i) dokumentet e dorëzuara nga palët, në veçanti propozimin për të pranuar dëshmi në grupe sa më shpejt që është e mundshme; (ii) kohën e nevojshme për të vendosur rreth kërkesës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar për masa mbrojtëse; (iii) kohën e nevojshme për Zyrën e Prokurorit të Specializuar për t’i zbatuar redaktimet, nëse ofrohen, dhe për ta përgatitur materialin për publikim; dhe (iv) kohën që Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon për ta identifikuar dhe përgatitur materialin që nuk kërkon redaktime për publikim të menjëhershëm duke respektuar afatin 30-ditor. Prandaj, është e duhur që të caktohet data 11 dhjetor 2020, e premte, si afat i fundit për kompletimin e publikimit të materialit sipas Rregullës 102 (1)(a).”, thuhet në pikën 56 të dokumentit që mbanë firmën e Jack Smith e i cili është publikuar edhe në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale me emërtimin “ Vendimi kornizë për zbulimin e provave dhe çështjeve të lidhura me to”.


Vendimi Kornizë për Zbulimin e Provave dhe çështjeve të lidhura me to, marrë në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.

- Advertisement -

Por çfarë parashihet të publikohet sipas Rregullës 102 të Ligjit për Dhomat e Specializaura.

Prorkurori i Prokurorisë Speciale bazuar në Ligj ka të drejtë të bëjë publike: deklaratat e të gjithë dëshmitarëve qe planifikon t’i thërras për të dëshmuar, të gjitha deklaratat e dëshmitarëve të tjerë, raportet e ekspertëve, deponimet ose transkriptimet që Prokurori Special synon të paraqitet në gjyq, deklaratat shtesë të dëshmitarëve të Prokurorit të Specializuar mbi vendimin për të thirrur ata dëshmitarë, dhe ekspozitën që Prokurori Specialist synon të paraqesë në gjykim.

Rregulli 102 në Ligjin për Dhomat e Specializuara
Në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale janë publikuar edhe dokumente të tjera. Kryeprokurori Smith e ka bërë publike edhe letrën e tij në të cilën ka arsyetuar se pse ish-kreu politik i UÇK’së, Hashim Thaçi, duhet të arrestohet dhe të vendoset në qendrën e paraburgimit në Hagë.

- Advertisement -

Siç parashikonte Smith, akuzat e konfirmuara mund të çojnë Thaçin në një burgim të përjetshëm, dhe sipas tij, kjo është arsyeja se pse Thaçi duhet të arrestohet, meqë pretendon se mund të nxitet që të ikë apo kryej krime të tjera në momentin që e merr vesh barrën e akuzave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit