4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Dr. Pleurat Sejdiu i reagon ashpër gazetarit nga Drenica

Rekomandime

Sot përmes mjeteve të informimit, sipas referencës së miqëve dhe dashamirëve, u njoftova se në mënyrë publike më është lakuar emri personal në saje të një teksti mbi pretendimet e fenomenit të korrupsionit në sektorin e shëndetësisë.

- Advertisement -

Teksti autorial i personit me emër Sabit Istogu, i cili në një tekst të publikuar në rrjetin social “Facebook” ka lakuar emrin tim personal duke e kontekstualizuar atë dhe duke e bërë sinonim me aferat korruptive. Para se gjithash, unë si mjek e ushtroj profesionin tim në mënyrë publike dhe pranë institucioneve shëndetësore të cilat kanë autorizime legale për të ofruar shërbime shëndetësore. Po ashtu, në pajtim me kushtetutën, ligjin dhe aktet të tjera në fuqi i realizoj të drejtat dhe liritë individuale në punësim. Çdo gjë që kam bërë deri në tani dhe që do të bëj në të ardhmën ka karakter publik. Për secilën veprimtari deri më tani nga e cila kam krijuar burime financiare, i jam përgjigjur detyrimeve fiskale.

Kontributin tim personal dhe profesional e kam ndërtuar me ndërgjegje dhe do të vazhdoj në të njëjtën mënyrë. Jam krenar për këtë dhe do të vazhdoj të jem.

Krenarinë të cilën e kam fituar me mund dhe sakrificë, njohuri dhe angazhim profesional, do ta mbroj me të gjitha mjetet që i njeh Kushtetuta e shtetit tonë dhe legjislacioni në përgjithësi. Nuk do të lejoj që krenaria, integriteti dhe dinjiteti im personal dhe profesional të cenohet, cilado arsye ajo të jetë.

- Advertisement -

Zotriu në fjalë, duhet që të publikoj at raport të pacientit, normal pa të dhenat personale dhe dëshmoj datën dhe orën e saktë të visitës me çrast “paskem ardhur në uniformën e QKUK”, sepse në at raport është e shënuar ora dhe data dhe atëhere do shohim qartas se sa përputhet kjo datë dhe orë me obligimet e mia në QKUK.

Për atë, zotëriut i cili literalisht e ka përmendur emrin tim, dhe e ka sinonizuar atë me “të korruptuarit”, në pajtim me dispozitat e Ligjit Civil Kundër Fyerjes dhe Shpifjes, e ftoj publikisht që për këtë të kërkoj falje dhe të tërheq shkrimin e tillë nga publikimi. 

- Advertisement -

Ndryshe, në pajtim me ligjin në fuqi, padia kundër shpifjes dhe fyerjes do të parashtrohet pranë Gjykatës kompetente me kërkesë të mbrotjes së të drejtave subjektive dhe dinjitetit personal nga shpifjet dhe fyrjet e lansuara nga gazetar të pandërgjegjëshëm dhe pa etikë profesionale.

 

Dr. Pleurat Sejdiu,mr.Sci

Saqrim nga portali Kosova ime: Ne si portal vetem e kemi postuar pa nderhhrje nje teskt publik të publikuar në profilin e Facebookut nga gazetari Sabit Istogu. Njëjtë po veprojmë edhe ndaj Pleurat Sejdiut, pra reagimi është botuar pa asnjë ndërhyrje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit