7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Drafti “gjerman” i Asociacionit që u publikua sot është hartuar në Beograd, thotë Vuçiq

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe që u publikua sot në media në Kosovë është hartuar në Beograd nga organizata gjermane gjatë një takimi me organizatat serbe.

Në mediat kosovare të enjten u publikua një draft-status i mundshëm i Asociacionit, që thuhet se ka autorësi gjermane.

- Advertisement -

“Teksti me kompetencat e Asociacionit të Komunave Serbe është propozuar nga organizatat gjermane që patën një takim në Beograd me përfaqësues të disa organizatave vendëse”, ka deklaruar Vuçiq për TV Prva.

Një raportim i mediumit pro-Vuçiqit “Novosti” më 29 shtator kishte raportuar se Fondacioni gjerman “Friedrich Ebert Stiftung” (FES) dhe Instituti Europian për Paqe (EIP) janë ngarkuar me barrën e hartimit të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili me pas do të rishikohet nga OJQ-të e Kosovës dhe Serbisë dhe si i tillë do t’i prezantohet ndërmjetësit europian, Miroslav Lajçak.

Mediumi, duke cituar burimet nga qarqet diplomatike, shkruante se për këtë qëllim është organizuar një takim në Beograd, në ambientet e “Aeroklub”, në të cilin kishin marrë pjesë përfaqësues të OJQ-ve të Kosovës dhe Serbisë, misione ndërkombëtare nga Kosova, si dhe diplomatë gjermanë.

- Advertisement -

Tutje thuhej se atyre iu ishte prezantuar drafti i statutit të ardhshëm të Asociacionit, për të cilin mund të bënin komente dhe sugjerime. Pala serbe ishte përfaqësuar nga Milica Andriq Rakiq, Jovana Radosavljeviq, Aleksandar Rapajiq, si dhe Aleksandra Spremo nga Beogradi, nga JUKOM.

Mirëpo, në të njëjtën ditë, Fondacioni gjerman Friedrich Ebert Stiftung kishte reaguar ndaj raportimit të “Novosti”-t, duke mohuar se bashkë me Institutin Evropian për Paqe është përfshirë në hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

- Advertisement -

Në një përgjigje për Gazetën Express, kreu i këtij fondacioni për Kosovë, René Schlee, kishte thënë se ky lajm i shpërndarë nga mediumi i afërt me Vuçiqin është i rremë.

Ndërkohë që përveç këtij demanti, “Friedrich-Ebert-Stiftung” kishte edhe me një deklaratë në faqen zyrtare ku jepte sqarime për lajmin e publikuar.

“Friedrich-Ebert-Stiftung dhe Instituti Europian i Paqes dëshirojnë të hedhin poshtë pretendimet e bëra nga Večernje Novosti në artikullin e sotëm që i referohet punës sonë. Dy organizatat tona nuk kanë marrë asnjë kërkesë apo mandat nga emisari i BE-së Miroslav Lajçak, qeveria gjermane apo ndonjë palë tjetër për të hartuar një statut për Asociacionin/Bashkësinë e komunave me shumicë serbe”, thuhej në këtë sqarim. /GazetaExpress

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit