15.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Dragashi me dy kryetarë, qytetari propozon ta ndajnë mandatin

Rekomandime

E mori titullin kryetar i Dragashit, por ky epitet që iu dha kandidatit të LDK-së, Bexhet Xheladinit, i zgjati veç tre ditë.

Megjithëkëtë, 65-vjeçari po pretendon ende se është fitimtar i garës zgjedhore të 14 nëntorit, ndonëse PZAP vendosi që t’ia anulojë votat e diasporës. Kjo pas ankesës së kryetarit aktual Shaban Shabanit, që sipas Xheladinit tregoi përralla

- Advertisement -

“Në mërgatën tonë ka familje të mëdha me shumë anëtarë, ata i kanë futë ka 4 vota në një zarfë, dhe normal ka mujt një njeri i asaj familje t’i shkruaj të gjitha zarfet”, tha Xheladini.

Mjeku që synon ta drejtojë Dragashin, këto fakte i dërgoi në gjykatën supreme e cila pritet që brenda 72 orëve t’i jap përgjigje. Kjo e fundit ka gjasë të jetë edhe në favorin e rivalit të tij politik.

“ PZAP vërtetoi se dyshimet ishin të bazuara dhe i anuloi votat me postë. Bazuar në këtë vendim PDK është fituese e zgjedhjeve dhe presim që gjykata supreme të vërtetojë vendimin e PZAP.”, tha Shabani i PDK-së.

- Advertisement -

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit